Ka nisur sot punën komisioni hetimor për sterilizimet dhe atë Check-Up-it.
Pas debateve të shumta që janë zhvilluar mes kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshit dhe nënkryetarit të PS, Plarent Ndreca ka reaguar edhe deputeti i PD, Saimir Korreshi.
Korreshi ka deklaruar se anëtarët e mazhorancës po sillen si opozita me aksionin opozitar.
“Keni marrë pak eksperiencë nga aksionet tona. Na mallëngjyet. Po flasim për 200 milion euro. Për 1200 euro keni lënë mamografinë e Lushnjes.
Ose do e kthejmë nga e para këtë punë ose të marrin tenxhere e kusi e të nisim t’i biem”, u shpreh Korreshi./Opinion.al