Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Shqipëri-Itali për refugjatët nën çekiçin e gjyqësorit 

2025/02/01 at 11:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Nisin proceduarat për azil për emigrantët e Gjadrit 

A po dështon sërish përpjekja e Italisë për shqyrtimin e kërkesave të azilit jashtë territorit të BE-së? Pritet tani vendimi i Gjykatës Europiane.  


Të martën (28.01.2025), ora 7.30 e mëngjesit anija e italiane Cassiopeia ankoroi në portin e Shëngjinit, në Lezhë. Në bordin e saj ndodheshin 49 emigrantë, që gjatë lundrimit drejt ëndrrës për një jetë më të mirë në Europë, ishin shpëtuar nga marina italiane në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit të Lampeduzas.  

 Kur anija shkeli në port të martën, nuk ishte e qartë nëse emigrantët e sapoarratisur do të qëndronin gjatë në Shqipëri.  

 5 prej tyre u kthyen me të njëjtën anije që erdhën për në Qendrën e Azilkërkuesve në Bari, pasi nga kontrollet paraprake autoritetet identifikuan katër të mitur dhe një të rritur vulnerabël, i cili, pas intervistimit, u konsiderua viktimë trafikimi.   

 Vendim i shpejtë për aplikimet për azil në Itali  

 Emigrantët e tjerë, kryesisht meshkuj nga Bangladeshi, Egjipti, Gambia dhe Bregu i Fildishtë u shoqëruan nga forcat policore drejt kampit të Gjadrit, një ish zonë ushtarake në veriperëndim të Shqipërisë, ku është ngritur qendra për strehimin e tyre, ndërkohë që procedohen aplikimet për azil. Të enjten (29.01.2025), Gjykata e Apelit në Romë hodhi poshtë kërkesat për azil të 43 migrantëve. Ata tani duhet të qëndrojnë në kampin Gjadër duke pasur shtatë ditë kohë për të apeluar kundër vendimit të gjykatës. Një aplikim u pranua dhe migranti në fjalë do të kthehet në Itali.  

Ndërkohë një Gjykatë Apeli në Romë vendosi, që 43 personat e dërguar para tri ditësh në Shqipëri duhet të sillen në Itali. Këtë e njoftoi (31.01.2025) agjencia italiane e lajmeve ANSA duke iu referuar burimeve nga drejtësia.  

 Si rrjedhojë migrantët e strehuar në Gjadër do të duhet të largohen nga Shqipëria drejt Italisë.  

 Përpjekja e parë e Italisë dështoi. Në muajin tetor i riktheu të 16 azilkërkuesit e transportuar në Shqipëri. E njëjta skenë u përserit edhe javën e parë të nëntorit, pasi një gjykatë në Romë vendosi sërish për kthimin e 7 emigrantëve, pa kaluar 48 orë nga qëndrimi i tyre në kampin e Gjadrit.  

 Gjyqtarët e Romës zbatuan një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, i cili, duke kujtuar ligjin evropian, argumenton se një vend origjine nuk mund të konsiderohet “i sigurt” nëse edhe pjesë të tij nuk janë të sigurta, dhe gjithashtu për disa kategori qytetarësh, si disidentët politikë ose personat LGBTQ+.  

 Grindja mes qeverisë dhe drejtësisë italiane në thelb ka të bëjë me çështjen, se cilat vende origjine mund të vlerësohen si të sigurta dhe kush e ka komptencën për t’i klasifikuar ato si të tilla. Gjykata Europiane më 25 shkurt pritet të vendosë lidhur me veprimet e autoriteteve italiane.  

 A do të funksionojë ‘’modeli shqiptar”?  

 Marrëveshja e nënshkruar mes dy qeverisë në mars të vitit 2023 parashikon qëndrimin e emigranteve deri në katër jave pritje. Po ashtu që Shqipëria do të trajtojë rreth 3 mijë emigrantë në të njëjtën kohë në kampin e Gjadrit. Gjatë një viti numri i tyre mund të arrijë deri në 36 mijë.  

 ‘’Mund të ndodhë që individë vijnë nga ‘’vendet e sigurta”, por rasti i tyre individual i aplikimit të jetë i vlefshëm për azil në një vend të caktuar” – shprehet Ledion Krisafi, eksperti shqiptar në marrëdhëniet ndërkombëtare.  

 Në mënyrë që kërkesa e një personi për azil ose për mbrojtje ndërkombëtare në Itali të përpunohet në Shqipëri, vendi i origjinës së tij duhet të konsiderohet “i sigurt”.   

 Si për të shpëtuar “modelin e Shqipërisë” qeveria e Melonit mori masa duke e përditësuar listën e vendeve që Italia i konsideron “të sigurta”. Tani janë 19 vende të sigurta për riatdhesim, nga 22 që ishin më parë.  

 “Në këtë drejtim, duket se nuk ka ndonjë problem të vërtetë me marrëveshjen vetë ose procedurat. Problemi duket se është një mosmarrëveshje ligjore lidhur me standardet dhe procedurat e Italisë dhe BE-së në këtë rast” – tha Krisafi.  

 Mbështetja e komunitetit për kampin  

 Ndërtimi i kampit në fshatin Gjader, një bazë ajrore e rrënuar ndër vite, u prit me shpresë nga komuniteti. Të ardhurat e familjeve janë kryesisht nga bujqësia apo remitancat, ndaj kampi do të thotë për ta vende të reja pune.  

 ‘’22 gra dhe 9 burra nga Gjadri dhe rrethinat janë punësuar në kamp” – shprehet kryeplaku fshatit, Aleksandër Preka. 65-vjeçari, i cili ka në pronësi një dyqan ushqimor në qendër të fshatit, thotë se puna shtohet sa herë që anijet italiane sjellin emigrantë. Por kampi ka qëndruar më së shumti i zbrazur, ndaj pjesa më e madhe e të punësuarve kanë mbetur pa punë. “Ne shpresojmë që kampi të funksionojë pasi duam që të rritet mirëqenia e zonës” – shprehet Preka.  

 Jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim me Aleksandrin, megjithatë vendimi i drejtësisë italiane ka qetësuar zërat kritikë në Shqipëri. Për ardhjen e kontingjentit të tretë të emigrantëve nuk pati protesta. ‘’Ne vijojmë të jemi kundër marrëveshjes, pasi e konsiderojmë shkelje të të drejtave të njeriut” – shprehet Mariglend Doci, 29-vjeçar nga Mamurasi, i cili së bashku me një grup aktivistësh kundështuan prej fillimit ndërtimin e kampit. ‘’Ne shpresojmë që Gjykata Evropiane të shprehet kundër, ose do të rinisim protestat” – thotë Doci.  

 A do ta lehtësojë marrëveshja rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE?  

 “Unë mendoj se kjo marrëveshje është një ‘’show”. Ajo nuk zgjidh problemin e imigracionit të paligjshëm në Itali. Është servirur për publikun italian, se qeveria po bën diçka për këtë çështje të ndjeshme” tha Krisafi. “Megjithatë, ky zhvillim shënon një kapitull të ri për Shqipërinë në trajtimin e çështjeve të migracionit.”  

 Shqipëria hapi në tetorin e vitit të kaluar negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian, në të njejtën kohë kur kjo e fundit duket e vendosur në përpjekjen e saj për të forcuar masat ndaj emigrimit të paligjshëm.   

 Gjatë një takimi të Këshillit të Europës në atë kohë, liderët e BE-së diskutan për krijimin e “qendrave të kthimit” sipas modelit shqiptar në shtetet që nuk janë anëtarë të BE-së, si një mënyrë për të menaxhuar fluksin e refugjatëve. Këto qendra do të përdoren për të strehuar migrantët, të cilëve u janë refuzuar aplikimet për azil në BE, ndërkohë që presin deportimin në vendin e tyre të origjinës, për sa kohë ky vend konsiderohet i sigurt.  

 “Me këtë marrëveshje, Shqipëria ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, edhe për çështje që nuk e prekin drejtpërdrejt” – tha Krisafi. “Nëse kjo marrëveshje do të dështojë apo jo, edhe pse mund të mos funksionojë në praktikë, Shqipëria e ka arritur qëllimin e saj. Shqipëria e ka bërë pjesën e saj.”/dw 



Ju sugjerojmë

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
Bota

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

19 Dhjetor, 2025 9:36 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
Para
Peter Sorensen nis sot mandatin si emisar i dialogut Kosovë-Serbi 

Peter Sorensen nis sot mandatin si emisar i dialogut Kosovë-Serbi 

I kapen kallëpe tritoli dhe municione në një shtëpi, pranga 55-vjeçarit në Divjakë 

I kapen kallëpe tritoli dhe municione në një shtëpi, pranga 55-vjeçarit në Divjakë 

Emigrantët do të kthehen sërish në Itali, mbërrin në Shëngjin anija që do marrë 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër 

Emigrantët do të kthehen sërish në Itali, mbërrin në Shëngjin anija që do marrë 43 refugjatët e akomoduar në Gjadër 
















TE FUNDIT

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
19 Dhjetor, 2025

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave...

Lexo më shumë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
19 Dhjetor, 2025

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është...

Lexo më shumë

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
19 Dhjetor, 2025

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
19 Dhjetor, 2025

Të premten, vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Parashikohen kthjellime të shumta, të ndërthurura me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com