Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja Rama – Meloni për emigrantët

2023/12/16 at 11:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Marrëveshja Rama – Meloni për emigrantët

Marrëveshja për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm nga Italia në Lezhë, e firmosur nga kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ajo italiane Giorgia Meloni, shkaktoi debate dhe shqetësim tek qytetarët. Në mungesë të informacionit shterues, mediat u kthyen në arenë të përplasjes së tezave të pabazuara, gjuhës diskriminuese, dhe përhapjes së panikut mes qytetarëve. Këto teza u identifikuan jo vetëm në Shqipëri, vendin pritës për emigrantët, por edhe tek fqinjë të saj, si Mali i Zi.


Ç’po ndodh me marrëveshjen?

Një ditë përpara se mazhoranca të votonte  në parlament marrëveshjen që shefi i qeverisë Edi Rama firmosi me homologen e tij Giorga Meloni, për trajtimin e emigrantëve të paligjshëm të Italisë në tokë shqiptare, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi pezullimin e marrëveshjes.

Marrëveshja parashikon që Shqipëria t’i japë Italisë mundësinë për të përdorur territorin shqiptar për të krijuar, me shpenzimet e veta dhe nën juridiksionin e saj (Italisë), dy qendra për menaxhimin e 36,000 emigrantëve në vit, të gjithë të gjinisë mashkull.

30 deputetë të opozitës së drejtuar nga Sali Berisha dhe Gazment Bardhi ankimuan marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ata pretendojnë se nuk është respektuar procedura shtetërore e negociimit dhe nënshkrimit, pasi është anashkaluar marrja e autorizimit paraprak nga Presidenti i Republikës.

Njëkohësisht deputetët kërkuan pezullimin e votimit në Parlament të marrëveshjes, i paracaktuar për në datën 14 dhjetor.

Gjykata Kushtetuese, vendosi të pranojë shqyrtimin e kësaj çështjeje të paraqitur nga deputetët e opozitës dhe caktoi datën 18 janar 2024 për çeljen e procesit. Njëkohësisht Kushtetuesja pezulloi votimin e parashikuar të marrëveshjes në seancën plenare të 14 dhjetorit.

Zërat kundër marrëveshjes nisën të dalin në sipërfaqe menjëherë pas nënshkrimit nga krerët e 2 qeverive në 6 nëntor. Qytetarët shqiptarë u njohën me ekzistencën e marrëveshjes dhe firmosjen e saj përmes një videoje të publikuar fillimisht nga kryeministrja Meloni, e rishpërndarë në rrjetin social Instagram të kryeministrit Edi Rama, në gjuhë italiane.

“Italia dhe Shqipëria nënshkruan sot një memorandum të rëndësishëm mirëkuptimi që synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe të parandalojë flukset e parregullta migratore. Një marrëveshje historike për të cilën dua të falënderoj kryeministrin Edi Rama dhe gjithë qeverinë shqiptare!” – shkruhej në postim.

Protokolli i firmosur nuk ishte bërë ende publik.

Reagimet zyrtare

Qeveria e publikoi tekstin e marrëveshjes së firmosur në faqen e saj në rrjet, një ditë më pas, në 7 Nëntor. Pavarësisht zbardhjes së protokollit, shumë aspekte sesi do të funksionojnë këto qendra emigrantësh dhe siguria e zonës përreth mbeten ende sot të pasqaruara.

Opozita e Sali Berishës e quajti antikushtetuese marrëveshjen, e cila sipas saj nxit ksenofobinë dhe është në shkelje të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Në të njëjtën linjë me atë të opozitës ishte dhe reagimi i Amnesty International që e quajti marrëveshjen “jo ligjore, të pazbatueshme dhe që duhet anuluar”.

Bashkimi Europian përmes një zëdhënësi të Komisionit Europian tha për gazetarët se janë në kontakt me autoritetet italiane, të cilëve u kanë kërkuar detaje për marrëveshjen për emigracionin me Shqipërinë.

“Duhet të dimë ç’përmban, para se të komentojmë”. – deklaroi zëdhënësja e Komisionit Europian duke lënë të kuptohet se unioni nuk ka qenë në dijeni të saj.

Mbulimi mediatik

Në mungesë të këtyre informacioneve dhe detajeve mbi marrëveshjen, e gjetën veten edhe mediat. Një pjesë iu drejtua ekspertëve dhe ndërkombëtarëve për të vlerësuar aspekte të ndryshme të situatës.

Mungesa e informacionit të mjaftueshëm për ta gjykuar, është fakt për të cilin bien dakord të gjithë ekspertët.

Ndër ta, ish ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, në një shkrim të publikuar në media, në vetë të parë e konsideron marrëveshjen një lëvizje të mjerë politike dhe humanitare, si dhe kërcënim për sigurinë e vendit.

“Ideja absurde e ‘qendrave të mikpritjes’, që në fakt janë konceptuar si kampe të mirëfillta paraburgimi, vetëm sa provon impotencën politike dhe intelektuale të atyre që janë ngarkuar për të gjetur zgjidhjet. Këto kampe janë menduar të krijohen jashtë territorit të BE, për të qenë në të vërtetë edhe jashtë ligjit, pasi kushtetutat dhe legjislacioni europian nuk lejojnë zhvillimin e procedurave, që mendohet se do të zbatohen në kampet jashtë territorit të vendeve anëtare. – shkruan ish ministri i brendshëm Lleshaj.

Të tjera media e shfrytëzuan këtë mungesë informacioni për të përhapur teza që nxisin gjuhë urrejtjeje dhe përhapin panik tek qytetarët.

Narrativat mbi marrëveshjen

Në Shqipëri dy ishin tezat e ngritura mbi këtë paqartësi të krijuar nga marrëveshja e njohur si Rama-Meloni.

Teza e parë ishte ajo e përsëritura për “shpopullimin e Shqipërisë”. Sipas konspiracionistit Akil Pano: “në 10 vitet e fundit, shikojmë që nga vendi ynë janë larguar 1 milionë shqiptarë. Ndërkohë që vendi është shpopulluar, ka një axhendë, do vijë momenti që do të rimbushet”.

Njëkohësisht pati media që hoqën paralele të asaj që pritet të ndodhë në Shqipëri, me situata që ndodhin tashmë në kampe refugjatësh në Itali. Artikulli ngrinte pyetjen nëse Lezha mund të kthehet në Lampeduzën e radhës duke ngjallur shqetësim tek qytetarët, sidomos ata lezhianë.

Lampeduza, një nga ishujt e Italisë ku strehoen azilkërkuesit që hyjnë ilegalisht atje, në shtator u përball me 11,000 azilkërkues brenda katër ditësh, thuajse dyfishi i numrit të banorëve rezidentë.

Në raste të tjera mediat përdorën deklarata të vetë kryeministres italiane, duke i perifrazuar jo në mënyrë besnike dhe me qëllimin për të ngjallur frikë tek lexuesit.

Mes refugjatëve që do çojmë në Shqipëri, mund të ketë edhe terroristë – shkruan në titull artikulli.

Në fakt kryeministrja italiane tha se “ekuacioni midis imigrimit të parregullt dhe terrorizmit është i gabuar, por nuk ka dyshim se një kontekst i gjerë i paligjshmërisë mund të bëhet terren pjellor për organizatat kriminale, madje edhe terroriste”.

Shqetësimi u manifestua edhe në rrugët e Lezhës ku qytetarët protestuan kundër marrëveshjes.

Një formë tjetër reagimi ishte ajo përmes satirës apo humorit të pakontrolluar, duke përdorur gjuhë diskriminuese dhe rraciste.

Ndër to spikati ajo e kryetarit të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili bënte thirrje për zgjedhjen e “memes më të bukur” për këtë çështje, duke e trajtuar shqetësimin e qytetarëve të Lezhës pa seriozitetetin e një zyrtari.

E gjithë kjo narrativë nuk ndihmoi në zbardhjen e marrëveshjes, përkundrazi, ajo kaloi përtej kufijve të dy shteteve që përfshihen drejtpërdrejt në të.

Rajoni “i shqetësuar”

Një artikull i publikuar në Mal të Zi ngriti pikëpyetje për sigurinë e këtij shteti, pikërisht nga marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë.

“GUANTANAMO” italian me emigrantë në Shqipëri: RREZIK për sigurinë e Malit të Zi?

Artikulli në fjalë ngriti pretendimin se marrëveshja shton rrezikun për krime në Malin e Zi pasi emigrantët që do të trajtohen në Shqipëri “nuk dihet se përmes cilës rrugë do kërkojnë një jetë më të mirë në BE, pjesë e të cilës nuk është Shqipëria”. Një tjetër portal, këtë herë në Serbi, ngriti pikëpyetje mbi marrëveshjen duke e quajtur atë në përmbushje të “qëllimeve të projektit Open Balkan të nisur nga Aleksandar Vuçiç dhe financuar nga George Soros.”

Çështja është përdorur si retorikë në Serbi, e nxitur edhe nga fushata elektorale që i paraprin zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Një prej tezave të ngritura rreth kësaj marrëveshjeje është ajo e artikuluar nga Sasa Borojeviç, analist serb i cili në një intervistë deklaroi se emigrantët që Italia do sjellë në Shqipëri do të transferohen në Kosovë. Intervista më pas u shpërnda në rrjetin social facebook me titull: DO TË TRANSFEROJNË MIGRANTËT NË KOSOVË (askush nuk po flet për këtë).

Narrativat e mësipërme janë përgënjeshtruar si të pabazuara nga Raskrinkavanje, media për verifikimin e fakteve në Mal të Zi.

Përfundim

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri për pezullimin e votimit të marrëveshjes Rama-Meloni në parlament, deri në vendimin përfundimtar të saj, që nuk pritet para vitit 2024, duket se e kanë shfryrë bindjen se marrëveshja do të zbatohet vërtetë.

Informacionet e dhëna deri tani nga protokolli i firmosur mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, nuk japin një pamje të qartë të asaj që dy kryeministrat kanë dakordësuar mes njëri-tjetrit, gjë që ka nxitur teza të ndryshme të pabaza, që përhapin gjuhë urrejtjeje ndaj emigrantëve, rracizëm dhe panik tek qytetarët në Shqipëri dhe veçanërisht në Lezhë, qytetin ku parashikohet të ngrihen qendrat pritëse.

Përpos dritëhijeve të kësaj marrëveshjeje dhe shqetësimit të arsyeshëm të qytetarëve në Shqipëri lidhur me sigurinë publike dhe atë kombëtare, prej muajit Nëntor, kur dy kryeministrat njoftuan vendimmarrjen e tyre, në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit janë ngritur teza të shumta, të pabazuara në fakte apo informacione zyrtare, duke shtuar më shumë konfuzionin tek qytetarët që preken drejtpërdrejt nga ky vendim./Faktoje.al

 



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Ngjarja në burgun e Peqinit, 13 punonjës të burgut të shoqëruar. Mes tyre edhe drejtori i komanduar

Ngjarja në burgun e Peqinit, 13 punonjës të burgut të shoqëruar. Mes tyre edhe drejtori i komanduar

Ministri gjerman: Evropa duhet të riarmatoset teksa rriten kërcënimet

Ministri gjerman: Evropa duhet të riarmatoset teksa rriten kërcënimet

Ushtria vrau gabimisht tre pengje izraelite, shpërthejnë protestat në Tel Aviv

Ushtria vrau gabimisht tre pengje izraelite, shpërthejnë protestat në Tel Aviv
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com