Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja për emigrantët/ “Modeli i Shqipërisë” para Gjykatës Evropiane

2025/02/26 at 8:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja për emigrantët/ “Modeli i Shqipërisë” para Gjykatës Evropiane

A mund të krijojë Italia qendra azili në Shqipëri? Gjykata Evropiane e Drejtësisë hapi ndërkohë procesin për këtë çështje.

Edhe vendet e tjera të BE-së po e ndjekin nga afër procesin.

Jo vetëm Roma por edhe shumë vende të tjera po shikojnë me interesim të madh drejt Luksemburgut. Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë filloi të martën (25.02.) procesi lidhur me kampet italiane të ndërtuara në Shqipëri, për vendosjen e azilkërkuesve nga vende të tjera.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka rekomanduar shprehimisht që vendet e tjera të mësojnë nga përvoja e Italisë me Shqipërinë.

Pas samitit të BE-së në mes të tetorit, ajo deklaroi: “Ideja e zhvillimit të qendrave të kthimit jashtë Bashkimit Evropian nuk është e parëndësishme, por duhet të diskutohet”.

BE-ja dëshiron të kufizojë numrin e azilkërkuesve. Presioni politik mbi qeveritë e këtyre vendeve për largimin e migrantëve që nuk kanë të drejtë azili është rritur. Deri tani, sipas von der Leyen, vetëm një e pesta e tyre janë kthyer. Ndërsa me kampe si ai në Shqipëri, BE-ja mund të zhvendosë të paktën pjesërisht problemet e saj në vende jashtë territorit të BE. Komisioni planifikon të propozojë një ligj të ri për këtë çështje muajin e ardhshëm.

Qendrat e dëbimit jashtë kufijve të BE-së?

Komisioneri i Brendshëm i BE, Magnus Brunner ka folur për qendra të kthimit si një model. Ai e kupton konceptin “vetëm si një model për njerëzit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe që duhet të largohen nga vendi”.

Azilkërkuesit e refuzuar mund të strehohen në qendra të tilla dëbimi jashtë kufijve të BE-së. Vetë ata që fitojnë azilin mund të futen në Itali, ndërsa azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen nga Shqipëria në vendin e tyre të origjinës ose në një vend të tretë të sigurt. Këtë koncept po e mendojnë edhe vende të tjera. Qeveria holandeze e krahut të djathtë po shqyrton ngritjen e një qendre riatdhesimi në Ugandë.

Qeveria gjermane: Nuk ka model për Gjermaninë

Kancelari Olaf Scholz nuk e sheh këtë model si një zgjidhje e mirë e çështjes: “Është e qartë se konceptet që paraqesin rënie shumë të vogla kur shikon numrat e përgjithshëm, nuk janë zgjidhja më e mirë për një vend kaq të madh sa Gjermania.Ministrja e Brendshme Nancy Faeser thotë: “Para së gjithash, një partner i tillë është faktori më i vështirë. Sfida më e madhe është gjetja e vendeve të treta të sigurta.”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të qartë në lidhje me kampet në vendin e tij se marrëveshja vlen vetëm për Italinë. “Ne ndajmë një dashuri të pakushtëzuar me Italinë. Ne vendosëm ta bëjmë këtë nga ndjenja e përgjegjësisë si fqinjë, si evropianë, në mënyrë që të kopjojmë modelin italian, qeveritë e tjera të BE-së do të duhet të gjejnë vende të tjera të treta të sigurta”, tha ai.

Procesi i nisur në Luksemburg do të tregojë nëse ky është një model i përshtatshëm apo jo./DW

Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Video/ Tritol zyrës noteriale në Lezhë

Video/ Tritol zyrës noteriale në Lezhë

I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 62-vjeçari nga Fieri

I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 62-vjeçari nga Fieri

Tiranë/ Të shpallur në kërkim për vjedhje, kanosje dhe drogë, policia arreston tre persona

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet teksa po tentonte të hynte në Shqipëri 38-vjeçari malazez

TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com