Pas marrëveshjes mes PS dhe PD së drejtuar nga Sali Berisha, ka reaguar ambasada e SHBA në Tiranë.
Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” të ambasadës, theksohet inkurajimi për rikthimin e normalitetit në parlament.
Më tej, në këtë reagim thuhet se një demokraci e shëndetshme duhet të ketë institucione funksionale.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”,-shkruhet në reagimin e ambasadës.