Gazment Bardhi ka folur për mediat pas takimit me partitë opozitare për krijimin e Federatës së opozitës të Bashkuar.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi tha se përçarja e opozitës ka qenë dhurata më e mirë për Ramën.
Ai tha se janë bërë bashkë për të mundur ‘regjimin’ e Ramës.
“Biem dakord gjithë që kjo është një ditë e mirë për opozitën. Pas bashkimit në diveristet të PD, sot kemi edhe bashkimin e të gjitha forcave që janë deklaruar në opozitë, duke formalizuar federatën e opozitës së bashkuar.
Në dy vite opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm në raport me atë që presin qytetarët, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë të gjithë bashkë për të kundërshtuar deri në rrëzim regjimin e Ramës dhe për t’u bërë alternativë serioze”, tha Bardhi./Opinion.al