Presidenti rus Vladimir Putin shpreson se armëpushimi në Gaza do të çojë në stabilizimin afatgjatë të rajonit.
Gjatë një konference për shtyp, Putin tha se ishte e rëndësishme të mos dobësohen përpjekjet drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që çon në krijimin e një shteti të pavarur palestinez. Ai e bëri komentin pas nënshkrimit të një pakti bashkëpunimi me Iranin.
Zyrtarët rusë dhe iranianë thonë se “traktati gjithëpërfshirës i partneritetit strategjik” mbulon të gjitha fushat, nga tregtia dhe bashkëpunimi ushtarak tek shkenca, arsimi dhe kultura.
Theksojmë se Irani është mbështetësi i Hamasit në Gaza dhe i disa grupeve të tjera militante në Lindjen e Mesme.