Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja me Shqipërinë/ Italia miraton ligj të ri, shkurton listën e vendeve që i konsideron të sigurta 

2024/10/22 at 4:15 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbërrin anija e parë me emigrantë nga Italia në Shëngjin 

Qeveria italiane miratoi të hënën një ligj të ri që synon të tejkalojë pengesat juridike për zbatimin e marrëveshjes së debatueshme me Shqipërinë për emigrantët. 


Sipas dekretit të ri, që ka hyrë menjëherë në fuqi, qeveria italiane ka shkurtuar listën e vendeve që i konsideron të sigurta. Emigrantët që nuk do të fitojnë statusin e azilantit nuk do të deportohen drejt vendeve të pasigurta. 

Numri i vendeve që Italia i konsideron të sigurta, është zvogëluar tashmë në 19, nga 22 që ishin më parë. Nga lista janë përjashtuar Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria. 

Vendimi u mor pasi gjykata në Romë rrëzoi masën e ndalimit për 12 emigrantët e parë të dërguar në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shqipëri. Gjykata vendosi se vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipi, nuk ishin vende të sigurta për rikthimin e tyre. Pas vendimit të gjykatës, emigrantët u rikthyen në Itali, ku mund të riaplikojnë për azil. 

Qeveria vendosi ta bëjë ndryshimin me një akt ligjor, në vend të një vendimi të qeverisë, duke e bërë kështu më të vështirë bllokimin e tij në gjykatë. 

“Ligji është në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Hoqëm pra nga lista origjinale tre vende, të cilat gjatë vlerësimit rezultuan se në pjesë të territorit të tyre ka probleme që nuk na lejojnë t’i konsiderojmë plotësisht të sigurta”, tha ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi. 

Vendimi i gjykatës së Romë u motivua në veçanti nga një vendim i marrë rishtazi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila vendosi se një vend mund të konsiderohet i sigurt për rikthimin e emigrantëve, vetëm nëse i gjithë territori i atij vendi është i sigurt. 

Bllokimi nga gjykatat italiane u bë pengesa e parë ligjore për marrëveshjen pesëvjeçare mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e përkohshëm të rreth 3 mijë emigrantëve në muaj, që kapen në det nga roja bregdetare italiane. 

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka mbrojtur marrëveshjen e arritur me Shqipërinë, si një “model” të mënyrës së trajtimit të emigrantëve të paligjshëm dhe ndryshimi i ri ligjor përpiqet të ruajë këtë imazh. 

“Mbërritëm në këtë pikë, pasi gjithçka e pati origjinën nga një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që është shumë kompleks dhe shumë i mirë-artikuluar dhe ndoshta nuk u kuptua dhe u lexua siç duhet”, tha ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio. 

Organizatat e të drejtave të njeriut dhe grupet e aktivistëve në Mesdhe e kanë kritikuar marrëveshjen Itali-Shqipëri, si një precedent i rrezikshëm që shkel ligjet ndërkombëtare. Disa ekspertë ligjore gjithashtu vënë në dukje se as ndryshimet më të fundit të qeverisë italiane nuk do të jenë në gjendje t’u ofrojnë zgjidhje për konfliktet e ardhshme ligjore, pasi vendimet e BE-së mbizotërojnë ndaj ligjeve të vendeve anëtare./VOA 



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Para
U mbajtën penga nga Beogradi, Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi 

Kurti kundër marrëveshjes Rama-Meloni: Po flasim për qenie njerëzore 

Deputeti kapet nga policia duke blerë drogë në rrugë

Deputeti kapet nga policia duke blerë drogë në rrugë

VIDEO/ Futbollisti humbet gishtat pasi i plas në dorë fishekzjarri

VIDEO/ Futbollisti humbet gishtat pasi i plas në dorë fishekzjarri
















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
13 Korrik, 2025

Dashi Sot, përqendrohuni te pushimi dhe rigjenerimi. Është një kohë e mirë për t’u përqendruar te familja dhe relaksimi. Një...

Lexo më shumë

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com