Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e quajti të pranueshme marrëveshjen me Italinë për emigrantët afrikanë që do strehohen në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese humbi mundësinë të bënte drejtësi për këtë çështje.
Reagimi i Bardhit
Asnjë surprizë nga “Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese”! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje. Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njëriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjoze ndërkombëtare janë shprehur!