Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja me Anglinë për transferimin e të burgosurve shqiptarë, Manja jep detajet

2023/07/21 at 6:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marrëveshja me Anglinë për transferimin e të burgosurve shqiptarë, Manja jep detajet

Pas miratimit nga qeveria, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka shpjeguar sot detajet mbi marrëveshjen për transferimin e të burgosurve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.


Përmes një video-deklarate të postuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Manja thotë se marrëveshja e Majit të këtij viti mundëson transferimin e të dënuarve shqiptarë në Britani në vendin tonë.

Ai thekson se kjo bëhet me dhënien e pëlqimit nga të dënuarit atje, megjithatë ka raste përjashtimore. Këto të fundit zbatohen vetëm kur drejtësia e Mbretërisë së Bashkuar ka specifikuar në dhënien e dënimit veç burgut, edhe dëbimin.

Ndër të tjera ministri sqaron se transferimi do kryhet bazuar te vendimet e gjykatës shqiptare. Ai thotë se të dënuarit nuk do të vijnë në Shqipëri njëkohësisht, por të ndarë në grupe.

“Të mërkurën e 19 Korrikut, qeveria miratoi marrëveshjen zbatuese mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për transferimin e personave të dënuar. Baza e kësaj marrëveshje janë parimet e humanizmit, të riintegrimit, të risocializimit të të dënuarve shqiptarë në shoqërinë shqiptare. Kjo marrëveshje pason atë të vitit 2021 që është ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë e po ashtu në Mbretërinë e Bashkuar. Dua të jem i qartë për opinionin publik dhe dua të marr kohën e nevojshme për të sqaruar detajet kryesore të kësaj marrëveshje.

E para kjo marrëveshje ka si bazë dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar të cilët dëshirojnë që të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri, pranë familjarëve të tyre.

Së dyti, në zinxhirin e institucioneve që përfshihen në këtë proces sipas kësaj marrëveshje përveç ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve dhe homologëve tanë në Britani është edhe Gjykata shqiptare e cila do të bëjë njohjen dhe konvertimin e dënimit të dhënë nga gjykata britanikë për çdo të dënuar sipas legjislacionit shqiptar për të gjitha efektet e dënimeve të dhëna nga drejtësia në Britani. Nuk do të ketë shmangie nga dënimi për asnjë person që transferohet nga Britania në Shqipëri!

E treta dhe që është shumë e rëndësishme ka të bëjë me faktin se këta të dënuar nuk do të vijnë të gjithë përnjëherë. Ky proces do të bazohet nga vendimet e konvertimit që do të bëjnë gjykatat shqiptare, por edhe nga kapacitetet e lira që ne do të kemi me institucionet tona për vuajtjen e dënimit. Po, për efekt të zbatimit të marrëveshjes sa i takon aspektit financiar, pavarësisht se gjykatat mund të japin vendime individuale në kohë të ndryshme, ne kemi rënë dakord me palën britanike që ata do të vijnë në grup. Dhe sapo të vijë grupi i parë, autoritetet e burgjeve do të marrin pagesat për grupin e parë të të dënuarve që do të transferohen e më pas ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër, gjithmonë në varësi të vendimeve që do të japin gjykatat.

Dua të sqaroj se pjesë e kësaj marrëveshjeje janë të dënuarit shqiptarë që japin pëlqimin për të ardhur në Shqipëri, por marrëveshja parashikon edhe mosdhënien e pëlqimit. Janë ato raste kur drejtësia britanike përveç dënimit me burgim ka shqiptuar edhe dëbimin nga Britania e Madhe. Në këto raste, po! Kjo është e shprehur edhe në marrëveshjen e 2021-t, por edhe atë që kemi arritur në Maj të vitit 2023 dhe që tashmë është dokument zyrtar dhe i aksesueshëm për publikun pasi është botuar dhe në Fletoren Zyrtare”, tha Manja.

Kjo marrëveshje bën të mundur transferimin e atyre të burgosurve shqiptarë që u kanë mbetur dhe 4 vjet dënim me burg. Më pas, pala pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë.

Kujtojmë se pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, vetë Manja deklaroi se janë rreth 1336 shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe që ndodhen në qelitë e paraburgimit në pritje të vendimit.



Ju sugjerojmë

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
Bota

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

1 Qershor, 2025 7:12 pm
“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë
Bota

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

1 Qershor, 2025 5:53 pm
Para
Zbulohet sa fiton Ronaldo për një postim në Instagram

Zbulohet sa fiton Ronaldo për një postim në Instagram

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj

OKB: Shumë persona mund të vdesin pas skadimit të marrëveshjes për drithërat

OKB: Shumë persona mund të vdesin pas skadimit të marrëveshjes për drithërat
















TE FUNDIT

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
1 Qershor, 2025

Zjarri, i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës është fikur. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan...

Lexo më shumë

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
1 Qershor, 2025

Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
1 Qershor, 2025

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e kësaj të diele, në zonë e njohur si Ali Demi në...

Lexo më shumë

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
1 Qershor, 2025

Refia jeton prej 4 muajsh në shtëpinë e Gazmendit, i cili e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”. Asaj i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com