Presidenti i Partisë Popullore Europiane Joseph Daul deklaron se Kreu i opozitës Lulzim Basha ka luajtur rol qëndror në marrëveshjen për Reformën në Drejtësi.
“Basha i Shqipërisë ishte në qendër të marrëveshjes së reformës gjyqësore, Parlamenti duhet të ndjekë shembullin”.
Me këtë krye-titull hapet deklarata për shtyp e Daul, i cili vlerëson kontributin e Kreut Demokrat në arritjen e marrëveshjes.
Një ditë para votimit, Daul lëshoi një deklaratë ku thotë se “Lulzim Basha ka negociuar në mënyrë të suksesshme dhe kontribuar në një rezultat të frytshëm”.
“Kemi ndjekur nga afër diskutimet dhe negociatat për draftin e rëformës në drejtësi. Kjo reformë është thelbësore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj. Ndërsa bisedimet kanë qënë të vështira dhe komplekse, Kreu I PD Lulzim Basha ka negociuar suksesshëm dhe kontribuar në një rezultat të frytshëm. Basha ka treguar lidership, si për partinë e tij dhe për vendin e tij, duke luajtur një rol të dobishë në kërkimin e marrëveshjes që i shërben interesave të të gjithë shqiptarëve”-thotë Daul.
“Vota e nesërme për reformën në drejtësi do të jetë një hap përpara për integrimin e Shqipërisë në BE dhe baza për një të ardhme më të mirë për njerëzit e saj. Partitë politike në Shqipëri dhe drejtuesit e tyre, përfshirë PD, duhet të demostrojnëangazhimin në kauzën europiane dhe takojnë pritshmëritë e qytetarëve të tyre duke kaluar legjislacionin e kësaj reforme” –përfundon presidenti i PPE.