Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Italinë/Rama: Hallall sharjet, akuzat dhe shpifjet! I gëzofshi pensionet tuaja! 

2024/02/06 at 3:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja e sigurimeve shoqërore me Italinë/Rama: Hallall sharjet, akuzat dhe shpifjet! I gëzofshi pensionet tuaja! 

Pas arritjes së marrëveshjes për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për të gjithë shtetasit shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje. 


Gjatë videomesazhit të tij, Rama shprehet krenar për bilancin e qeverisjes socialiste në mbështetje të emigrantëve shqiptarëve, “të cilët gëzojnë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tyre në 16  shtete, ku si pensionistë do të shpërblehen me meritë bazuar në sigurimet shoqërore që kanë derdhur nga puna e tyre e palodhur”. 

Rama shprehet se përpjekjet vijojnë, ndërsa uron të gjithë shqiptarët që punojnë në Itali. 

“Sot është një ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali. Puna e tyre e ndershme, vitet e tyre të njëpasnjëshme në punë për të ndërtuar një ekonomi familjare me mund e me djersë, kontributi i tyre në ekonominë dhe në sigurimet shoqërore të vendit të dashur fqinj, nga sot do t’u kthehen në pensionet e tyre, secilit e secilës sipas asaj që u takon. 

Sot është një ditë triumfi edhe për politikën si një mjet i pazëvendësueshëm për ta bërë më të mirë, më të sigurtë, më dinjitoze jetën e njerëzve të zakonshëm. Për mua është një nga ato ditë fatlume, kur ndjenja e të qenit i vlefshëm për njerëzit e këtij vendi bëhet shumë e prekshme dhe e barazon me zero të gjithë peshën e rëndë të baltës së arenës politike e mediatike. 

Kjo është një nga ato ditë kur them me plot gojën, hallall sharjet, akuzat, shpifjet, llafet e pafundme që nganjëherë bëhen aq shumë sa të vjen të thuash në dreq të gjitha! Po pastaj përpjekja vazhdon e vazhdon, me durim e me këmbëngulje për të parë ditë si kjo, kur mundi dhe mosdorëzimi përpara vështirësive, pengesave, vonesave, të cilat nganjëherë kthehen deri në zvarritje jashtë vullnetit tënd, shpërblehet me buzëqeshjen e familjeve që kanë pritur atë që meritojnë. 

Sot janë mbi 500 mijë shqiptarë që mund të buzëqeshin për fundin e një odiseje të gjatë tridhjetë e kusur vite. Qëkur ne nisëm të flasim me qeverinë italiane të kohës për pensionet e emigrantëve shqiptarë dhjetë vjet më parë, ata kanë pritur e kanë pritur. Fillimisht dukej krejt e pamundur për shkak të peshës domethënëse financiare të një marrëveshjeje të tillë. Por ja ku ia dolëm edhe kësaj, ndërkohë që këto dhjetë vjet nisëm dhe mbyllëm me sukses  negociatat për marrëveshjet e pensioneve me plot 16 shtete, që nga Gjermania deri në Kanada, ndërkohë që të gjitha qeveritë e mëparshme të mbledhura bashkë kishin mbyllur vetëm një të tillë në thuajse çerek shekulli, atë me Turqinë dhe edhe atë e ka negociuar e mbyllur një tjetër qeveri socialiste para thuajse njëzetë vjetësh. 

Sot është dita për t’i falenderuar të gjithë ata që na dëgjuan e na mbështetën nga pala mike italiane. Janë disa, janë më shumë se sa kaq,  por në mënyrë të veçantë dua të falenderoj pesë persona: 

Senatorin Italian Tommaso Nannicini, i cili u angazhua personalisht për ta mbajtur gjallë në labirinthet e pafundme të burokracisë italiane, procesin tejet të vështirë të negociatave të tejzgjatura. 

Ish-ministrin italian të Punëve të Jashtme, mikun e shtrenjtë Luigi di Maio, i cili i dha procesit një shtysë të konsiderueshme përpara gjatë qëndrimit të tij në detyrë. 

Ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, pa të cilin ky proces mbase nuk do t’i kishte mbijetuar inercisë së shtyrjes së pafundme. 

Ambasadoren tonë në Romë, Anila Bitri, e cila punoi me shumë përkushtim pranë autoriteteve italiane si zëdhënëse e të drejtës legjitime të të gjithë shqiptarëve që kanë punuar e kanë paguar sigurime shoqërore në Itali. 

Dhe në fund, po jo për nga rëndësie, Kryeministren e Italisë dhe bashkëudhëtaren e çmuar në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-italiane, Giorgia Meloni, pa të cilën nënshkrimi i sotëm i dokumentit përfundimtar të kësaj marrëveshjeve jetike për shqiptarët e Italisë, thjesht nuk do të kishte ndodhur. 

Sot jam shumë krenar për bilancin tërësor të përpjekjes së qeverisjes socialiste në mbështetje të emigrantëve shqiptarëve, të cilët falë kësaj përpjekjeje gëzojnë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tyre në 16  shtete, ku si pensionistë do të shpërblehen me meritë bazuar në sigurimet shoqërore që kanë derdhur nga puna e tyre e palodhur. 

Natyrisht kjo përpjekje nuk mbaron këtu, sepse ka ende marrëveshje të tjera për të lidhur deri kur punëtori i fundit shqiptar në emigracion të gëzojë të drejtën e njohjes së mundit e të djersës së tij kudo qoftë ku ka derdhur sigurime shoqërore nga puna në një vend tjetër. 

Por sot është dita për ta mbyllur me një urim për të gjithë shqiptarët që punojnë në Itali: 

I gëzofshi pensionet tuaja!”,-tha Rama në mesazhin e tij./Opinion.al 



Ju sugjerojmë

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
Bota

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

31 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
Bota

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

31 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
Aktualitet

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

31 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
Aktualitet

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

31 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”
Kryesore

Urimi i Berishës: Në 2026, do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale “Rilindja”

31 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

31 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Para
Njohja e pensioneve me Greqinë? Zv/ministrja: Kemi gati grupin negociator, çfarë do i kërkojmë Athinës 

Njohja e pensioneve me Greqinë? Zv/ministrja: Kemi gati grupin negociator, çfarë do i kërkojmë Athinës 

Prej kohësh i zhdukur, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë 

Piu fotoksinë, vdes në spital burri në Fier 

Ushtria amerikane kryen sulm për t’u vetëmbrojtur ndaj dronëve të rebelëve Houthi

Ushtria amerikane kryen sulm për t’u vetëmbrojtur ndaj dronëve të rebelëve Houthi
















TE FUNDIT

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025

Pesë njerëzit që pushtuan mediat botërore në 2025
31 Dhjetor, 2025

Nga xhihadisti i shndërruar në burrë shteti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, te Virginia Giuffre, akuzuesja e amerikanit të dënuar për...

Lexo më shumë

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre

Pesë filmat që dominuan në vitin 2025, sa shkoi vlera e tyre
31 Dhjetor, 2025

Viti 2025 nxori në pah filmat që arritën të bëhen fenomene globale. 1. “Ne Zha 2” – 2,15 miliardë dollarë...

Lexo më shumë

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha

Rama uron Vitin e Ri: Drejt Shqipërisë 2030, me transformime të mëdha
31 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë urimin e tij për vitin e ri 2026, duke përmendur arritjet e viti që lam...

Lexo më shumë

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit

Vlorë, grabitet saracineska e stacionit të ujësjellësit
31 Dhjetor, 2025

Një ngjarje tjetër ka ndodhur në Vlorë, pas problemeve me pajisjet e ujit që lanë qytetarët 5 ditë pa ujë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com