Marrëveshja e mazhorancës për ndryshimet kushtetuese dhe “zgjedhoren” me opozitën parlamentare nuk është mbështetur nga opozita jashtë Kuvendit.
Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, shprehet se me marrëveshjen e sotme kryeministri Rama ka prishur marrëveshjen e reformës zgjedhore të arritur më 5 qershor në Këshillin Politik.
Bylykbashi shkruan në postimin e tij në “Facebook” se Rama “ e deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marrëveshjen dhe këtë e bëri fakt sot më 21 korrik me atë karagjozatën që e shiti për marrëveshje.”
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli Politik, ku sipas gjasave opozita jashtëparlamentare do të refuzijë njohjen e marrëveshjes së sotme.
Reagimi i Bylykbashit
Pakt-vrasesi
Vetem Edi Rama eshte i afte qe te beje nje marveshje per te prishur nje marveshje tjeter. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marveshjen dhe kete e beri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozaten qe e shiti per marveshje.
Mos harroni! 21 korriku eshte kater vjetori i marveshjes per Kushtetuten qe u shkel nga Edi Rama menjehere pas miratimit te saj. Nuk e kapercen dot veten dhe ta respektoje shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen)./ Opinion.al