Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune

2025/05/20 at 2:28 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja e pensioneve me Italinë/Manjani: Shqiptarët s’do të humbasin ditë pune

Nga 1 Qershori do të nisë njohja e pensioneve me Italinë pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Olta Manjani, zv.ministrja e Ekonomisë një intervistë për Klan News e cilësoi arritjen e kësaj marrëveshje historike për shumë arsye.

Një ndër to është edhe kohëzgjatja, pasi zyrtarisht ka nisur që në vitin 2022.

“Është një marrëveshje historike për shumë arsye. Arsyeja e parë është për shkak të numrit të lartë të shqiptarëve, të cilët prej vitesh jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj. Por, njëkohësit edhe për shkak të zgjatjes së arritjes së një marrëveshje të tillë, e cila ka filluar teknikisht dhe zyrtarisht në vitin 2022.

Gjatë gjithë kësaj periudhë kemi konkluduar në një marrëveshje të mirë, e cila përfshin shumë përfitime për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në Itali, si edhe për shtetasit italianë, të cilët vitet e fundit kanë ardhur në rritje në numër“, tha Manjani.

Sipas përllogaritjeve të bëra, Manjani tha se përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuar në Itali dhe 400 mijë italianë që jetojnë në Shqipëri.

“Kemi përllogaritur që do të jenë mbi 500 mijë shqiptarë, që do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. Ndërkohë në Shqipëri janë rreth 4 mijë italianë, të cilët jetojnë dhe punojën në vendin tonë. Është një numër i konsiderueshëm, veçanërisht për shkak të mbulimit me elementë të sigurimeve shoqërore një numri kaq të madh, i shtetasve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali.

Është një marrëveshje shumë e mirë, e cila siguron disa përfitime. Siguron përfitime në terma të totalizimit dhe bashkimit të periudhave kontributive. Pra, për të gjithë shqiptarët që kanë punuar këtej dhe matanë kufirit nuk do të humbasin asnjë ditë pune nga kontributet e tyre.

Numri minimal për të përfituar në Shqipëri është 15 vite, ndërkohë që në Itali është 20 vite. Dhe, të gjithë ata shtetas që nuk e plotësojnë numrin minimal të viteve për përfitimin e një pensioni do të kenë një bashkim të periudhave kontributive. Pra, nëse do të kenë 10 vite këtej dhe 12 vite andej, në total do të kenë një pension ekuivalent me 22 vite, ku në shtetin pëkatës do të përfitojnë pensionin që është ekuivalent me masën e kontributit.

Nga ana tjetër, do të përfitojnë edhe shqiptarë mund të jenë duke kontribuar në skemën italiane të pensioneve. Pra, nuk e kanë prekur ende skemën shqiptare, por nëse vendosin të kthehen dhe të kontrbuojnë në skemën shqiptare të pensioneve, sigurisht që nuk do të humbasin asnjë ditë kontribute në skemën italiane”, tha Olta Manjani

Në marrëveshje parashikohet që përfitimet janë të barabarata mes shqiptarëve që kanë punuar dhe jetuar në Itali dhe italianëve që jetojnë në Shqipëri.

/tvklan.al

Ju sugjerojmë

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
Kronikë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

19 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

19 Dhjetor, 2025 2:39 pm
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar
Aktualitet

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

19 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione
Bota

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione

19 Dhjetor, 2025 2:32 pm
USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë
Aktualitet

USB e SPAK/ Avokati i Ballukut: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë mjaftojnë

19 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Para
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

Marrëveshje pensionesh me Greqinë? Manjani: Po presim një sinjal nga..

Marrëveshje pensionesh me Greqinë? Manjani: Po presim një sinjal nga..

Lideri i Iranit: SHBA po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit

Lideri i Iranit: SHBA po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit

TE FUNDIT

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
19 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ashpër mazhorancën se po e zvarrit qëllimisht procesin parlamentar...

Lexo më shumë

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Dhjetor, 2025

BE-ja duhet të jetë e hapur për t’u riangazhuar në bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa diplomacia në lidhje...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua imuniteti i zv.kryeministres, mirëpo Belinda Balluku nuk mori pjesë. Mbledhja...

Lexo më shumë

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mundësia e një lufte me Venezuelën është në tryezë. Deklaratën, Trump...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com