Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëveshja e armëpushimit në Gazë po respektohet

2025/01/20 at 6:30 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëveshja e armëpushimit në Gazë po respektohet

Pas 15 muajsh zie dhe dramë kolektive, tre pengje izraelite u liruan nga Hamasi dhe u kthyen në Izrael dhe dhjetëra palestinezë u lëshuan nga burgjet izraelite, duke i lënë izraelitët dhe palestinezët mes ndjenjës së festës dhe ankthit për armëpushimin që filloi të dielën.


Qielli mbi Gazën dhe Izraelin ishte i qetë për herë të parë brenda më shumë se një viti. Të zhvendosurit palestinezët filluan të ktheheshin në rrënojat e shtëpive të tyre dhe të kërkonin familjarët që i kishin lënë pas dhe në shumë raste t’i varrosin të dashurit e tyre. Pas muajve të tërë të kufizimeve të rrepta të ushtruara nga Izraeli, mbi 600 kamionë me ndihma humanitare hynë në territorin e shkatërruar.

Armëpushimi, që hyri në fuqi të dielën në mëngjes, dha një shkëndijë shprese për përfundimin e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit.

Por në Izrael, gëzimi që shkaktuan pamjet e tre pengjeve të liruara Emily Damari, Romi Gonen dhe Doron Steinbrecher që u bashkuan me familjet e tyre, u trazua nga paqartësitë e shumta rreth fatit të rreth 100 pengjeve të tjera të rrëmbyera gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit 2023, që ende po mbahen në Gazë.

Këto tre pengje të liruara ishin të parat nga 33 pengjet izraelite që duhet të lirohen gjatë gjashtë javëve të ardhshme, sipas marrëveshjes që përfshin pezullimin e luftimeve, lirimin e 2,000 të burgosurve palestinezë dhe shtimin e ndihmave për Gazën.

Çfarë do të ndodhë pas 42 ditësh të fazës së parë të marrëveshjes mbetet e paqartë. Fazat e tjera të marrëveshjes parashikojnë lirimin e pengjeve dhe të burgosurve të tjerë, si dhe përfundimin e përhershëm të luftës.

Por Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ndaj të cilit administrata e Presidentit Biden dhe ajo e reja e Presidentit Trump bënë trysni për të arritur një marrëveshje para inaugurimit të presidentit të zgjedhur të hënën në Uashington, tha se ai mori garanci nga zoti Trump se Izraeli mund të vazhdojë ta luftojë Hamasi nëse është e nevojshme.

Të dielën, shumë izraelitë panë transmetimet televizive gjatë tërë pasdites në pritje të lirimit të pengjeve, që po transportoheshin me makinën e ndihmës së parë të Kryqit të Kuq. Pamjet tregonin pengjet duke parakaluar në mesin e mijëra palestinezëve, përfshirë pjesëtarë të armatosur të Hamasit, që kishin të vendosur shirita jeshile në ballë, derisa militantët i dorëzuan tek Kryqi i Kuq në rrugët e mbushura të qytetit të Gazës.

“I tërë vendi ju përqafon”, tha Kryeministri Netanyahu.

Ministri për Sigurinë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ligjvënës i së djathtës ekstreme, i cili dha dorëheqje të dielën nga qeveria për shkak të armëpushimit, tha se shteti është “i lumtur” për lirimin e tyre.

Në pamjet e publikuara nga qeveria izraelite, tre pengjet u panë të qanin ndërkohë që përqafonin familjarët e tyre.

Pamjet e transmetuara në ekrane të mëdha në Sheshin e Pengjeve, në Tel Aviv, ku familjet dhe përkrahësit e pengjeve protestuan çdo javë duke kërkuar armëpushim, u pritën me duartrokitje nga mijëra të pranishëm.

Skena të ngjashme u panë pas shtatë orëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, kur rrugët u mbushën nga turmat e njerëzve, ndërkohë që autobusët e bardhë me 90 të burgosur palestinezë – gra dhe të rinj – dolën nga burgu Ofer, në afërsi të Ramallahut.

Të gjithë ata që po lirohen janë arrestuar nga Izraeli nën akuzat që lidhen me sigurinë, duke filluar nga gjuajtja me gur e promovimi i dhunës në mediat sociale e deri tek akuzat më serioze siç është tentiva për-vrasje.

Të shtunën bëhet lirimi i grupit tjetër të pengjeve. Brenda dy javësh, bisedimet fillojnë për fazën e dytë të armëpushimit, e cila pritet të jetë shumë më sfiduese.

Në Gazë, gëzim dhe pikëllim

Në Gazë, banorët mirëpritën idenë e një pauze gjashtë javore në luftime, që deri më tani kanë shkaktuar vdekjen e mbi 46,000 palestinezëve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, sipas të cilës mbi gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë, por që nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve.

“Ky armëpushim është gëzim i përzier me dhembje”, tha i zhvendosuri Rami Nofal, djali i të cilit është vrarë nga bombardimet izraelite.

Militantët e Hamasit morën pjesë në disa festa, ndërkohë që turmat brohorisnin parulla në përkrahje të tyre. Policia e Hamasit doli në sipërfaqe pas disa muajsh që qëndroi e fshehur.

Disa familje u nisën drejt shtëpive të tyre në këmbë, me orenditë shtëpiake të ngarkuara në qerre gomarësh.

Izraelitët të ndarë për marrëveshjen

Në Izrael, skenat e militantëve të Hamasit duke festuar hapur në rrugët e Gazës, nxorën në sipërfaqe përçarjet rreth marrëveshjes së armëpushimit.

Asher Pizem, një 35 vjeçar nga qyteti Sderot, tha se marrëveshja vetëm ka shtyrë për më vonë ballafaqimin e ardhshëm të Izraelit me Hamasin. Ai gjithashtu kritikoi Izraelin që po lejon futjen e ndihmës në Gazë, duke thënë se kjo do ta ndihmojë ringjalljen e grupit militant.

“Do të presin dhe të sulmojnë sërish”, tha ai, duke shikuar në drejtim të rrënojave të Gazës nga një kodër në pjesën jugore të Izraelit, ku izraelitët u mblodhën për të parë hyrjen e marrëveshjes në fuqi.

Dëmet e luftës

Dëmet e luftës janë tronditëse dhe detajet e reja për shkallën dhe ndikimin e saj do të fillojnë të dalin në pah tani.

Forcat izraelite filluan tërheqjen nga disa pjesë të Gazës, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit, sipas banorëve të Gazës veriore.

Rreth 90 për qind e popullsisë së Gazës janë zhvendosur. Rindërtimi – nëse armëpushimi çon drejt një përfundimi të konfliktit – do të zgjasë të paktën disa vite.

Marrëveshja parashikon shtim të ndihmave humanitare, me qindra kamionë që do të hyjnë çdo ditë në Gazë, shumë më shumë se sa Izraeli ka lejuar më parë.

“Ky është moment i madh shprese”, deklaroi zyrtari i OKB-s- për ndihmat, Tom Fletcher. “I brishtë, por jetik”./voa



Ju sugjerojmë

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Para
Trump mban fjalën e tij të parë si President i SHBA-së: Epoka e Artë e Amerikës fillon tani!

Trump mban fjalën e tij të parë si President i SHBA-së: Epoka e Artë e Amerikës fillon tani!

Sulmi me armë zjarri/ Trump: Zoti më shpëtoi për ta bërë Amerikën sërish të madhe

Sulmi me armë zjarri/ Trump: Zoti më shpëtoi për ta bërë Amerikën sërish të madhe

Trump mban fjalimin e tij të parë si president i SHBA-ve : Nga sot do kemi vetëm dy gjini

Trump mban fjalimin e tij të parë si president i SHBA-ve : Nga sot do kemi vetëm dy gjini
















TE FUNDIT

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasdite, dhe është pritur në një takim nga...

Lexo më shumë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka përditësuar pasditen e sotme shifrat nga procesi i numërimit të votave...

Lexo më shumë

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
14 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të tij...

Lexo më shumë

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
14 Maj, 2025

Në një prononcim për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com