Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëdhëniet Kosovë-Serbi,Escobar:Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit të nisë me Asociacionin

2023/05/03 at 6:10 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Marrëdhëniet Kosovë-Serbi,Escobar:Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit të nisë me Asociacionin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve duhet të nisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“BE-ja dhe SHBA-ja janë të fokusuara që kjo marrëveshje [e arritur në Ohër] të bëhet realitet. Implementimi nis me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Escobar gjatë një konference për media, të mbajtur online.

“Normalizimi është i përqendruar në të drejtat e pakicave, veçanërisht të serbëve. Është pritshmëria dhe kërkesa jonë që të ecim përpara me këtë”, shtoi ai.

Mw tej, Escobar tha se puna për themelimin e Asociacionit ka nisur por se “duhet të shtyjmë vazhdimisht përpara derisa të arrijmë një model”.

Escobar tha që pret të ketë një takim mes kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq brenda dy javëve “për ta diskutuar këtë proces sërish”.

“Ky proces është i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që të dyja palët, veçanërisht Kosova, që ta marrin seriozisht këtë proces dhe të lëvizin në mënyrë të përshpejtuar për ta përfunduar atë”, shtoi ai.

Escobar tha se “pak përparim” u bë në Bruksel dhe shtoi se palët duhet të dalin me një propozim të pranueshëm për të dy vendet.

Ai shtoi se mendon se edhe Kosova e edhe Serbia janë serioze për këtë çështje “ashtu siç SHBA-ja është shumë serioze në lidhje me pritshmëritë se do të bëhet përparim në këtë çështje”.

Escobar tha se të dy propozimet e statutit – të Kurtit dhe të ekipit menaxhues, të paraqitura në Bruksel – ishin serioze, por “nuk më takon mua të vendos nëse është serioz, nuk është një proces i ndërmjetësuar nga Amerika, por proces i ndërmjetësuar nga Evropa”.

I pyetur nëse Serbia e shkeli marrëveshjen kur votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Escobar tha se nuk është i sigurt për këtë gjë.

“Nuk jam i sigurt nëse ishte shkelje. Kjo varet nga Bashkimi Evropian, që është garantues i marrëveshjes. Procesi i implementimit nuk ishte vendosur në atë kohë kur u bë votimi, nuk e di nëse Serbia ishte e detyruar të mos e bllokonte votonte kundër”, tha Escobar.

Ai tha se personalisht beson “se ka hapësirë” që Këshilli i Evropës “të shqyrtojë kushtet dhe statusin e pakicë serbe në Kosovë”.

“Këshilli i Evropës ka detyrimin të sigurojë zbatimin e plotë të standardeve të demokracisë dhe lirive demokratike në tokën evropiane në ato vende që aplikojnë për anëtarësim”, tha Escobar.

Këto komente të Escobarit vijnë një ditë pas takimit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bashkë me ndërmjetësuesit evropianë, Mirosllav Lajçak dhe Josep Borrell.

Gjatë këtij takimi, liderët e Kosovës dhe Serbisë shprehën qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por u pajtuan për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Ndërsa, draft-statuti për formimin e Asociacionit, i prezantuar nga ekipi menaxhues i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, u kundërshtua nga Kurti.

Lideri i Kosovës tha se “qartazi ekziston dëshira për një Republikë Sërpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut”, teksa propozoi një draft-vizion të tij.

Vuçiç, në anën tjetër, tha se Kosova “ose do ta pranojë atë për të cilën është rënë dakord në vitin 2015, ose do të jetë fundi i gjithçkaje”.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Borrell, tha se ai kishte pritur që të ketë qëndrime të ndryshme nga dy palët për natyrën e Asociacionit, por shtoi se me paraqitjen e draft-statutit për Asociacionin në tryezë, Kosova dhe Serbia “morën një hap simbolik” drejt themelimit të tij.

Ai tha se në takim u diskutua edhe për situatën në terren, sidomos në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe./REL

Etiketa: ballkani perendimorGabriel Escobar

Ju sugjerojmë

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
Bota

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

5 Janar, 2026 12:42 pm
Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
Bota

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

5 Janar, 2026 12:29 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

5 Janar, 2026 11:42 am
Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
Bota

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

5 Janar, 2026 11:27 am
Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita
Kryesore

Berisha: Ramën do ta ndëshkojë populli shqiptar dhe opozita

5 Janar, 2026 11:24 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Makina përplas këmbësoren në aksin Peqin-Elbasan, ndërron jetë 46-vjeçarja

5 Janar, 2026 11:22 am
Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua
Bota

Presidenti kolumbian i përgjigjet akuzave të Trump: Mos shpifni për mua

5 Janar, 2026 9:34 am
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Pas Venezuelës, Trump “shënjestron” Kolumbinë: Presidenti i tyre prodhon kokainë

5 Janar, 2026 9:31 am
Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor
Aktualitet

Moti i keq rrëzon pemët në Llogara, bllokohet qarkullimi rrugor

5 Janar, 2026 9:28 am
Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë
Bota

Arrestimi i Maduros, JD Vance: Nuk do të lejojmë që një komunist të na vjedhë

4 Janar, 2026 10:53 pm
Para
Ngjarja në Beograd, 14-vjeçari kishte një listë të personave që do vriste në shkollë

Ngjarja në Beograd, 14-vjeçari kishte një listë të personave që do vriste në shkollë

Belind Këlliçi pa diplomë? Reagimi zyrtar i universitetit amerikan ku ka studiuar ai

Belind Këlliçi pa diplomë? Reagimi zyrtar i universitetit amerikan ku ka studiuar ai

Faktoje.al: Nga 84 premtime, politikanët nuk mbajtën 73 prej tyre

Faktoje.al: Nga 84 premtime, politikanët nuk mbajtën 73 prej tyre

TE FUNDIT

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona

Teoritë konspirative mbi gjininë e Brigitte Macron, burg për 10 persona
5 Janar, 2026

Dhjetë persona janë shpallur fajtorë për ngacmim kibernetik ndaj Brigitte Macron, bashkëshortes së presidentit francez Emmanuel Macron, nga një gjykatë...

Lexo më shumë

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin

Gustavo Petro thirrje kolumbianëve: Dilni në rrugë për të mbrojtur sovranitetin
5 Janar, 2026

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro ka reaguar sërish pas deklaratës së homologut amerikan, Donald Trump, ku ky i fundit tha...

Lexo më shumë

Mungon avokati, shtyhet gjyqi i Veliajt

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
5 Janar, 2026

Shtyhet në datë 19 janar gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të tjerëve. Shkak u bë mungesa e...

Lexo më shumë

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave

Emigrantët e paligjshëm në Britani, hyn në fuqi ligji për sekuestrimin e telefonave
5 Janar, 2026

Autoritetet britanike kanë nisur zbatimin e ligjit të ri që u lejon oficerëve të sekuestrojnë telefonat celularë të emigrantëve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com