Kandidati i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku është gjendur mbrëmjen e sotme përballë pyetjes së Fevziut se si janë marrëdhëniet e kryeministrit Rama me Shtetet e Bashkuara.
I pyetur nëse ndodhet në një ngërç me SHBA-të, Mazniku e mohoi kategorikisht. Të kundërtën mendon analisti Hoxha.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Ka një ngërç marrëdhëniet me SHBA?
Mazniku: Absolutisht jo. Zero.
Fevziu: Është perfekte?
Mazniku: Sigurisht.
Fevziu: Je dakord Hoxha?
Hoxha: Dje ambasada amerikane konsideroi shqiptarët të mençur e që kanë një zë. Tani, ai lideri juaj është ai që thotë gjysma e Shqipëricë çyrykët? Tani ngrihet kryeministri e thotë po qe se nuk votoni për mua jeni çyrykë, nëse votoni për mua shëroheni nga çyrykët.