Një ditë pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi akuzën, Alma Kaçi ka mbërritur në ambientet e SPAK.
Alma Kaçi mbërriti në Prokurori me një automjet të policisë.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar dje akuzën ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit dhe protagonistes në videoskandalin e publikuar disa muaj më parë, Alma Kaçit.
Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici u arrestua ne 24 qershor për korrupsion pasiv me urdhër të SPAK, bazuar në hetimet e kryera pas publikimit të një video ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kacin dhe më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.