Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marrëdhënia Rama-SPAK, Hoxha: Pa pastruar te radhët e tua, nuk mund të kesh fitore të mëdha

2025/02/27 at 10:09 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Marrëdhënia Rama-SPAK, Hoxha: Pa pastruar te radhët e tua, nuk mund të kesh fitore të mëdha

Aksionet  e SPAK janë tema kryesore e këtyre ditëve, teksa është shtruar edhe pyetja nëse po shkon edhe drejt derës së kryeministrit Rama. Në diskutimin në  studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, analisti Artan Hoxha u pyet nëse ka një ndryshim të SHBA-së në qëndrimin ndaj SPAK dhe a e ka ndier  institucioni këtë  ndryshim.


Sipas Hoxhës, zgjedhjet në Amerikë po sjellin mesazhe të reja. Analisti thotë se SPAK u përdor për të goditur opozitën dhe fuqizuar Ramën.

Artan Hoxha: Amerika e pas 5 nëntorit është shumë e ndryshme nga Amerika para 5 nëntorit.

Blendi Fevziu: Por  SPAK-u është i njëjti.

Artan Hoxha: Amerika e pas 5 nëntorit po ndryshon me shpejtësi marramendëse në krahasim me Amerikën e para 5 nëntorit dhe Amerika e pas 5 nëntorit po kërkon të ndryshojë gjithë botën me të njëjtën valë, po flas të paktën për botën demokratike. Do të kujtojmë para ca ditësh fjalimin mjaft  interesant të zëvendëspresidentit në konferencën e Mynihut që i la ata liderët neoliberalë gojëhapur, pastaj iu kundërvunë. Kemi një Amerikë të ndryshme që po përpiqet të ndryshojë edhe botën, të japë mesazhet e konservatorizmit, jo më thjesht brenda kufijve të Amerikës, por në rang global, gjë që nuk ndodhi në Amerikën e 16, 17,20-ës. Siç Amerika po emeton mesazhe për ndryshime në Europë perceptohen edhe në Shqipëri dhe Amerika ndryshe dhe mesazhet që priten të vijnë gjithnjë e më të qarta prej saj edhe për këtë copën tonë të vogël që quhet Shqipëri, po kapen edhe nga kryeministri, edhe nga gjyqësori i reformuar dhe të dy së bashku po shohin edhe ndryshimin e sjelljeve të njëri-tjetrit dhe pikërisht këtu e gjejmë shpjegimin e një dinamike të re relacionesh mes kryeministrit dhe strukturave të  drejtësisë së posaçme, por edhe ca strukturave të tjera të kësaj drejtësie. Për ta thjeshtëzuar, deri para 5 nëntorit kishim një Amerikë neoliberale që për arsyet e veta kishte zgjedhur Ramën për ta mbështetur,  mbështetja ishte e qartë, me lëvdata për të dhe po kështu, për të njëjtat arsye, të liberalizmit, të afiniteteve, të nevojës për të pasur një diktator që i përgjigjet asaj rryme politike në Amerikë zgjodhën të godasin ashpërsisht Berishën, Metën dhe opozitën. Ajo që nisi si reformë e drejtësisë dhe u plotësua ndër vite, u formësua në mënyrë  të tillë që të përdoret për të goditur opozitën, por natyrisht për ta fuqizuar pushtetin e një lideri tip Rama të përzgjedhur…

Blendi Fevziu: Pra, ti po thua që SPAK-u u ndërtua që të përdoret…

Artan Hoxha: Pa  diskutim po! Kjo po të thuhet tani edhe në SHBA. Ty të është bërë nëndrejtor i FBI një person…

Blendi Fevziu: Po pse SPAK  qenka një strukturë që e përdorin njëherë për të goditur Berishën, tani kthehen të godasin Ramën? Po ne s’paskemi drejtësi!

Artan Hoxha: Ku ke pasur ndonjëherë drejtësi? Po ne s’kemi akoma mo!

Më thjesht,  Hoxha shprehet se goditja e qeverisë së Ramës, përfshirë  edhe arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, ka si qëllim shkëlqimin e pushtetit të tij.

Artan Hoxha: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe jo vetëm është ngritur për të zbatuar politikën e Amerikës së asaj kohe.

Blendi Fevziu: Hoxha, se kështu si e shtrove ti i bie që SPAK-un e bënë amerikanët ose një administratë amerikane për të vrarë, në thonjëza, kundërshtarët e Ramës dhe tani kjo administratë e re do ta përdorë për të vrarë Ramën vetë?

Artan Hoxha: Ju kam thënë në këtë studio që në SPAK-GJKKO  ka dy rryma: është rryma qeveritare dhe rryma amerikane. Këto të dyja bashkëveprojnë për mrekulli për të goditur opozitën. Vjen puna për të goditur nga krahu i qeverisë, është me leje, lëshojmë këtë, japim këtë.

Blendi Fevziu: Ku e morën lejen për Veliajn për shembull se mos më thuaj që e morën në Uashington?

Artan Hoxha: Kujdes, Veliaj, për të shpjeguar fenomenin. Pse kjo drejtësi e kontrolluar bashkërisht nga Rama dhe amerikanët që e mbështesin Ramën godet te krahu  i qeverisë? Pushteti nuk mund të jetë i ndritur pa pastruar te radhët e tua. Nuk mund të kesh fitore të mëdha. Edhe Veliaj është targetuar për t’u qëruar dhe për ta pastruar pushtetin e diktatorit të ndritur se sa kohë ka që po ju them, ai po e  projekton vetveten në 20 vitet e ardhshme si një diktator i ndritur. I duhet edhe ndriçimi i pushtetit, jo vetëm fuqia e tij. Nuk mund ta ndriçosh, lustrosh pushtetin pa  pastruar nga të tutë. Duhet të bësh sakrifica të tilla. Nuk mund të bësh një drejtësi të godasë opozitën pa ngrënë nga mishi yt. Kjo ka qenë drejtësia.



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Gazetari: Ja sa pagoi vajza e Berishës për t’i hequr kryedemokratit “non gratën” në Mbretërinë e Bashkuar

Gazetari: Ja sa pagoi vajza e Berishës për t’i hequr kryedemokratit “non gratën” në Mbretërinë e Bashkuar

Francë/ Ishte nisur për në punë, vritet shqiptari

Francë/ Ishte nisur për në punë, vritet shqiptari

A shkon SPAK në “derën” e Ramës? Hoxha: Pret sinjal nga…

A shkon SPAK në "derën" e Ramës? Hoxha: Pret sinjal nga…
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com