Presidenti rumun Klaus Iohannis tha këtë të enjte se këshilli suprem i mbrojtjes i vendit do të mbështesë kryeministrin holandez Mark Rutte si sekretar të përgjithshëm të aleancës.
Sipas Reuters, 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në largim do të zëvendësoje Jens Stoltenberg.
Pas miratimeve nga Hungaria dhe Sllovakia të martën, Rumania konfirmoi mbështetjen e saj për Rutte të enjten, me presidentin rumun Klaus Iohannis që tërhoqi kandidaturën e tij për postin kryesor të NATO-s.