Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar në lidhje me marrjen e detyrës nga Mark Rutte, si kreu i ri i NATO-s.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai u shpreh se udhëheqja e Rutte do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës.
“Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës sonë në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik”, shkruan Hasani./Opinion.al