Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mariupol, mijëra ukrainas merren me forcë nga qyteti

2022/03/20 at 4:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mariupol, mijëra ukrainas merren me forcë nga qyteti

Zyrtarët ukrainas nuk kanë bërë ende të ditur numrin e të vdekurve pas një sulmi me raketa ruse të premten në një bazë ushtarake ndërsa ushtarët po flinin në kazerma tashmë të shkatërruara plotësisht. Baza ndodhet në qytetin jugor të Ukrainës Mikolaiv.

“Nuk na lejohet të themi asgjë sepse operacioni i shpëtimit nuk ka përfunduar dhe familjet nuk janë njoftuar të gjitha”, tha zëdhënësja e ushtrisë Olga Malarchuk për agjencinë France-Presse.

Një ushtar i tha agjencisë (AFP-së) se ishin gjetur 50 trupa, ndërsa një tjetër tha se nën rrënoja mund të ketë rreth 100 persona të vdekur.

Qyteti i Mikolaivit ndodhet 130 kilometra larg portit strategjik ushtarak të Odesës.

Forcat ushtarake të Rusisë goditën edhe një shkollë arti në Mariupol ku strehoheshin rreth 400 persona. Këshilli i qytetit thanë të dielën se ndërtesa ishte shkatërruar tërësisht. Ende nuk ka informacion mbi numrin e viktimave dhe të mbijetuarve. Ndërkohë të shtunën autoritetet e Mariupolit njoftuan se me mijëra banorë ishin marrë me forcë nga shtëpitë e tyre.

“Gjatë javës së kaluar, disa mijëra banorë të Mariupolit janë dërguar në territorin rus“, thuhej në një deklaratë të këshillit të qytetit të Mariupolit. “Okupatorët morën ilegalisht njerëzit nga Livoberezhny dhe nga godinë sportive, ku strehoheshin më shumë se një mijë persona, kryesisht gra dhe fëmijë”.

“Është e vështirë të imagjinohet se si në shekullin e 21-të njerëzit mund të çohen me forcë në një vend tjetër”, thuhej në deklaratën e kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko.

“Ajo që pushtuesit po bëjnë sot është diça e njohur për brezin e vjetër, i cili pa ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore, kur nazistët i merrnin njerëzit me forcë“, tha zoti Boichenko.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në fjalimin e tij të mbrëmjes se ajo që po ndodh sjellja në Mariupol do të hyjë në histori si një krim lufte.

Zoti Zelenskyy ka bërë thirrje për bisedime gjithëpërfshirëse paqejeje me Moskën.

“Ka ardhur koha për një takim, është koha për të biseduar”, tha zoti Zelenskyy. “Ka ardhur koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’u duhen disa breza për të rikuperuar”, shtoi ai.

Apeli i zotit Zelenskyy për një raund tjetër bisedimesh erdhi një ditë pasi negociatori kryesor i Rusisë tha se palët janë afruar më pranë marrëveshjes lidhur me çështjen e heqjes dorë nga Ukraina prej qëllimit të saj për t’u anëtarësuar në NATO.

Negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak shkruante në Twitter se pozicionet e Kievit janë të pandryshuara, duke përmendur kërkesën për armëpushim, tërheqje të trupave ushtarake ruse dhe garanci të forta sigurie, shoqëruar me një formulë konkrete./ VOA

Ju sugjerojmë

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë
Aktualitet

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë

12 Qershor, 2025 9:52 am
Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim
Aktualitet

Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim

12 Qershor, 2025 9:47 am
Vrasja në Klos/ Policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait
Aktualitet

Vrasja në Klos/ Policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

12 Qershor, 2025 9:41 am
12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve
Aktualitet

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

12 Qershor, 2025 9:19 am
Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj
Rajoni

Martin Dvorak: Retorika agresive po e dëmton Kosovën dhe perspektivën e saj

12 Qershor, 2025 9:15 am
Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë
Bota

Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

12 Qershor, 2025 9:02 am
Historia e të shtënave me armë në shkolla
Bota

Historia e të shtënave me armë në shkolla

12 Qershor, 2025 8:57 am
Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj
Bota

Ekstremistët e krahut të djathtë gjithnjë e më të rinj

12 Qershor, 2025 8:53 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Vrau kushëririn në fshatin Xibër, arrestohet në Tiranë 65-vjeçari

12 Qershor, 2025 8:42 am
PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

PS feston 34-vjetorin/ Rama: 856 mijë e 177 zemra, bashkë për Shqipërinë 2030 në BE

12 Qershor, 2025 8:35 am
Para
Kriza e energjisë, Balluku: Do të ndërpresim ndriçimin në akset kombëtare

Kriza e energjisë, Balluku: Do të ndërpresim ndriçimin në akset kombëtare

Turqia: Ukraina dhe Rusia janë afër marrëveshjes për çështjet kritike

Turqia: Ukraina dhe Rusia janë afër marrëveshjes për çështjet kritike

Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve, protesta masive në Spanjë

Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve, protesta masive në Spanjë

TE FUNDIT

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë
12 Qershor, 2025

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në bashkëpunim me institucionet përkatëse kanë shtuar masat në zbatim të...

Lexo më shumë

Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim

Iu gjet armë zjarri e një sasi municioni luftarak/ Pranga 28-vjeçarit, 2 në kërkim
12 Qershor, 2025

Iu gjet armë zjarri pistoletë në automjetin që drejtonte, vihet në pranga nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 28-vjeçari....

Lexo më shumë

Vrasja në Klos/ Policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

Vrasja në Klos/ Policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait
12 Qershor, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Klos, ku u gjet pa shenja jete, dyshohet...

Lexo më shumë

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

12 qershor, Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve
12 Qershor, 2025

Data 12 qershor, shënon Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve. Kjo ditë, ka si qëllim ndërgjegjësimin dhe aktivizimin e shoqërisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com