Gjykata e Parisit ka shpallur fajtorë Marine Le Pen dhe tetë deputetë të Tubimit Kombëtar për pervetësim të fondeve të Bashkimit Europian.
Marine Le Pen është shpallur fajtore për shpërdorim të fondeve evropiane për të financuar partinë e saj të ekstremit të djathtë Rally National (RN).
Gjyqtari nuk ka thënë ende se cili do të jetë dënimi.
Prokurorët vitin e kaluar thanë se dënimi i Le Pen nuk duhet të jetë vetëm një gjobë prej 300,000 € dhe burgim, por edhe pamundësi për të kandiduar për poste publike për pesë vjet.
56-vjeçarja ka qenë tre herë kandidate për presidente dhe ka thënë se viti 2027 do të ishte hera e saj e fundit që do të garonte për postin e lartë./Opinion.al