Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marina amerikane: Irani i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e Huthëve ndaj anijeve 

2024/01/22 at 3:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Marina amerikane: Irani i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e Huthëve ndaj anijeve 

Irani “është jashtëzakonisht i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë” në sulmet ndaj anijeve që rebelët e Huthëve kanë kryer gjatë luftës që Izraeli po zhvillon kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. 

Kështu tha për Associated Press, komandanti i Marinës amerikane për Lindjen e Mesme, zëvendësadmirali Brad Cooper. 

Megjithatë, Cooper, që udhëheq flotën e pestë të Marinës, nuk shkoi aq larg sa të thoshte se Teherani ka dirigjuar sulmet individuale të kryera nga Huthët në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. 

Por, Cooper e pranoi se sulmet e lidhura me Iranin janë zgjeruar nga kërcënimet e mëparshme vetëm në Gjirin Persik dhe në Ngushticën e tij të Hormuzit në ujërat në gjithë Lindjen e Mesme. 

“Qartësisht, veprimet e Huthëve, ndoshta sa u përket sulmeve të tyre ndaj anijeve tregtare, janë më të rëndësishmet që kemi parë në dy breza”, tha ai gjatë një interviste për AP-në. “Fakti është se ata po sulmojnë komunitetin ndërkombëtar, prandaj edhe keni parë përgjigjen ndërkombëtare”. 

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk është përgjigjur menjëherë për koment lidhur me deklaratat e zëvendësadmiralit Cooper. Po ashtu, nuk ka pasur reagim as nga udhëheqja e lëvizjes rebele Huthi. 

Që nga nëntori i vitit të kaluar, Huthët, që mbështeten nga Irani, kanë sulmuar të paktën 34 anije në ujërat që çojnë në Kanalin e Suezit, një rrugë vitale ku kalojnë dërgesa të energjisë nga Azia në Lindjen e Mesme në rrugën drejt Evropës. 

Huthët, një grup rebel shiit, që kanë nën kontroll kryeqytetin jemenas Sana që nga viti 2014 dhe janë në luftë me koalicionin e udhëhequr nga sauditët që mbështesin qeverinë jemenase në mërgim që nga vitit 2015, i kanë lidhur sulmet e tyre me luftën Izrael-Hamas. Megjithatë, gjithnjë e më shumë anijet e shënjestruara kanë pak lidhje me Izraelin, apo nuk kanë lidhje fare. 

Deri më tani, Irani nuk është përfshirë drejtpërdrejtë në luftimin ndaj Izraelit apo SHBA-së që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor. Por, Cooper tha se Irani në mënyrë të drejtpërdrejtë po nxit sulmet e Huthëve ndaj anijeve. 

“Ajo që do të them është se Irani qartësisht po financon, ata po sigurojnë burime, po furnizojnë dhe po ofrojnë trajnime. Ata padyshim janë të përfshirë në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Ky nuk është sekret”, tha Cooper. 

Në ditët e fundit, SHBA-ja ka kryer gjashtë runde sulmesh ajrore ndaj caqeve ushtarake të Huthëve, duke sulmuar baza ajrore që janë nën kontrollin e rebelëve dhe vendet prej nga dyshohet se kryen sulme me raketa. Edhe pse intensiteti i sulmeve të Huthëve ndaj anijeve duket se ka rënë, SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë intensifikuar patrullimet detare në rajon./REL 

Ju sugjerojmë

Finalja e Champions League, Berisha: Rama me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen
Aktualitet

Finalja e Champions League, Berisha: Rama me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen

2 Qershor, 2025 12:55 pm
“Shqipëria u mbush me drogë gjatë fushatës”/ Berisha: Rama përdori licencat për…
Aktualitet

“Shqipëria u mbush me drogë gjatë fushatës”/ Berisha: Rama përdori licencat për…

2 Qershor, 2025 12:48 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Aksident me Jet Ski ku humbi jetën turisti anglez, arrestohet operatori turistik

2 Qershor, 2025 12:30 pm
Shkresa/ Zgjedhja si deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës
Aktualitet

Shkresa/ Zgjedhja si deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

2 Qershor, 2025 12:26 pm
Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar
Aktualitet

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, identifikohet autori i dyshuar

2 Qershor, 2025 12:13 pm
Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët
Bota

Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët

2 Qershor, 2025 12:13 pm
“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!
Aktualitet

“Treni bullgar” në Pekisht të Peqinit, prokuroria i kthen përgjigje PD: Po hetojmë!

2 Qershor, 2025 11:56 am
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Berishës
Aktualitet

“Partizani”/Ja kush është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Berishës

2 Qershor, 2025 11:49 am
Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre
Aktualitet

Dogjën makinën e 30-vjeçarit/ Identifikohen autorët, arrestohet një prej tyre

2 Qershor, 2025 11:44 am
Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..
Aktualitet

Debate te “Ligjet”/Dogjani: Qytetarët s’votuan të lirë! Bushka: Analizën bëjeni në..

2 Qershor, 2025 11:38 am
Para
Vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën, rikthehet në paraburgim babai shqiptar

Vrau kunatin pasi i përdhunoi vajzën, rikthehet në paraburgim babai shqiptar

Përplasja me armë zjarri në Shkodër/ Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës, 22 vite burg për Hoten Doçajn, i vëllai shpallet i pafajshëm

Përplasja me armë zjarri në Shkodër/ Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës, 22 vite burg për Hoten Doçajn, i vëllai shpallet i pafajshëm

Ngacmoi seksualisht 16-vjeçaren në shtëpinë e saj, arrestohet 65-vjeçari në Sarandë

U qëllua me armë zjarri në Krujë, ja kush është i plagosuri i cili u transportua drejt Traumës (Emri)

TE FUNDIT

Finalja e Champions League, Berisha: Rama me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen

Finalja e Champions League, Berisha: Rama me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen
2 Qershor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur sot një konferencë me gazetarët, teksa ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi...

Lexo më shumë

“Shqipëria u mbush me drogë gjatë fushatës”/ Berisha: Rama përdori licencat për…

“Shqipëria u mbush me drogë gjatë fushatës”/ Berisha: Rama përdori licencat për…
2 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përdorimin e licencave për mbjelljen...

Lexo më shumë

Aksident me Jet Ski ku humbi jetën turisti anglez, arrestohet operatori turistik

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
2 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar operatorin turistik pas aksidentit me Jet Ski, ku humbi jetën turisti 34-vjeçar anglez. Sipas uniformave blu mësohet...

Lexo më shumë

Shkresa/ Zgjedhja si deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

Shkresa/ Zgjedhja si deputet, Tedi Blushi dorëhiqet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës
2 Qershor, 2025

Tedi Blushi ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i tij si anëtar në Këshillin Bashkiak. Me anë të një shkresë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com