Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Marijuana/ Vasili: Antidroga italiane demaskoi qeverinë shqiptare dhe ambasadorët

2018/07/12 at 10:12 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vasili sulmon zyrën e BE në Tiranë: Hesht e bën piknik kur duhet të flasë

Raporti i fundit i Antidrogës italiane, nxori në pah faktin se Shqipëria vazhdon të mbetet prodhuesja më e madhe e marijuanës në rajon. Sipas këtij raporti, 2017 ka qenë viti më i zi, ku janë kapur 41 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria, ndërsa janë arrestuar disa persona.

Pas këtij raporti ka reaguar Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes kreut të grupit, Petrit Vasili. Në një status në facebook, Vasili shkruan se ky raport demaskoi qeverinë shqiptarë që thotë se në Shqipëri nuk po mbillet më drogë, por demaskon edhe ambasadorët që heshtën për këtë problem madhor.

Deklarata e plotë e Vasilit

Raporti i Drejtorise Qendrore te Antidroges Italiane paraqet situaten tronditese lidhur me drogen,nje situate kjo e paprecedente ne historine e pluralizmit shqiptar per nga permasat,infiltrimi dhe perfshirja e qeverise.

Drogeshteti qe sundon ne Shqiperi eshte tashme nje konstatim qe europianet po e bejne qarte me fakte demaskuese dhe shifra te frikshme.

Keto jane fakte te tmerrshme te cilat jane sot perpara cdo shqiptari dhe qe rrenojne ne cdo ore e cast sigurine e vendit,shkaterrojne te tashmen dhe te ardhmen e te rinjve,asgjesojne ekonomine e vendit dhe bisneset e ndershme dhe pengojne integrimin europian te Shqiperise duke e izoluar ate.

Ja cfare paraqet shume qarte raporti:

1.”Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të kanabisit që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane’.

2.”Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016″.

3.”për më tepër klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj’.

Sipas dokumentit, ato përdorin bimë me rendiment të lartë dhe metodat gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane.

4. “grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës.

5.Nga të dhënat e raportit shqiptarët zinin vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës.

6.Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara në vitin 2017 të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit ndërkohë që vlera më e ulët shënohej në vitin 2011, me 49 raste.

7.Në zonat kufitare lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane.

8.”Por grupet shqiptare nuk e kanë kufizuar aktivitetin e tyre vetëm në trafikun e marijuanës. Raporti i Antidrogës italiane shpreh shqetësimin se ‘së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila falë një rrjeti kompleks të lidhjeve ndërkombëtare ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017.

Veçanërisht këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike’.

9.”Shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës (me rreth 1.100 persona të arrestuar).

10.”Persona të huaj që janë përfshirë në vepra të drogës në Itali përgjatë vitit 2017, nga të cilët janë arrestuar më shumë se 10 mijë, rreth 2.000 persona kanë qenë nga Shqipëria.

11.Per shtrirjen e aktivitetit edhe në Europë të grupeve shqiptare të cilat “renditen mes atyre më aktive, sa i përket mundësive operative, duke nisur nga aftësitë e kontrollit në fazën e zbarkimit dhe tërheqjes së furnizimit në portet holandeze dhe belge, të përdorura për futjen në Europë të kokainës, duke shfrytëzuar aftësitë e infiltrimit në strukturat logjistike dhe portuale të lëvizjeve të kontenierëve.
Hetimet-sipas

12.Raportit-ka dokumentuar organizimin kapilar të rrjetit të shpërndarjes së kokainë në territorin europiane që lidhet me organizata kriminale shqiptare, si dhe mundësitë e mëdha në mjete dhe persona që përdoren për këtë qëllim”.


Eshte e qarte ne driten e diellit se Drogeshteti po sundon ne Shqiperi.

Kush nuk e sheh eshte miop,kush e sheh dhe e mbron eshte armik i vendit te tij.

Etiketa: akuzaambasadoreantidroga italianemarijuanaramaraportireagimvasili


Ju sugjerojmë

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
Kryesore

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

22 Janar, 2026 12:28 pm
Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
Bota

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

22 Janar, 2026 12:25 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Bordi i Paqes, PD kërkon që Shqipërinë ta përfaqësojë Begaj, jo Rama

22 Janar, 2026 10:58 am
Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë
Aktualitet

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Gjykata e Posaçme nuk do të marrë pjesë

22 Janar, 2026 10:14 am
“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare
Aktualitet

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

22 Janar, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 22 janar 2026

22 Janar, 2026 8:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 janar 2026

22 Janar, 2026 8:22 am
“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Para
Toyota Yaris me miliona euro, ja çfarë deklaroi pronari i firmës që solli makinat në Shqipëri

Toyota me 3.4 milionë euro, mbeten në burg 4 të arrestuarit, avokati: Prokuroria është konfuze

Vendimi, librat falas në shkollat fillore

Të shërohesh me lexim. Çfarë është “Biblioterapia”?

Të gjitha rastet kur tersi është Rama! Radhën e ka Kroacia?

Të gjitha rastet kur tersi është Rama! Radhën e ka Kroacia?
















TE FUNDIT

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump

Pse nuk mori pjesë në Davos? Rama: Zgjodha vajzën me lejen e Trump
22 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në seancën plenare, iu përgjigj deputetëve demokratë se përse nuk mori pjesë në forumin e...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit

Bordi i Paqes për Gazën/ 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit
22 Janar, 2026

Presidenti amerikan Trump nënshkroi dokumentin i pari, duke themeluar zyrtarisht Bordin e Paqes si një organizatë ndërkombëtare. Udhëheqësit dhe përfaqësuesit...

Lexo më shumë

Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak

Putin: Ajo që po ndodh me Groenlandën nuk na shqetëson aspak
22 Janar, 2026

Presidenti rus Vladimir Putin u përpoq të distancohej nga çdo rol i Moskës në debatin për Groenlandën të mërkurën, duke...

Lexo më shumë

Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”

Mbretëria e Bashkuar refuzon “Bordin e Paqes”
22 Janar, 2026

Mbretëria e Bashkuar nuk do të nënshkruajë traktatin e quajtur “Bordi i Paqes” të Presidentit amerikan Donald Trump, për shkak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com