Vëllai i madh i Mariah Carey, Morgan Caret e ka quajtur motrën e tij shtrigë të keqe. Ai pretendon se Mariah ka refuzuar të paguajë trajtimin mjekësor për motrën e tyre që po vdes. 51-vjeçari e ka quajtur motrën e tij të pashpirt, pas refuzimit të saj për të paguar operacionin.
Në një intervistë të dhënë për “The Sun” ai ka folur për shëndetin e së motrës. Morgan Caret ka deklaruar se Mariah beson se e gjitha bota rrotullohet rreth saj.
Mariah Carey kap vlerën e 520 milion dollarëve, ndërsa së fundmi ajo është fejuar me miliarderin australian.