Prokurorët, Esmeralda Keshi Cami dhe Vladimir Mara kanë depozituar kërkesat për të kandiduar për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Njëri nga dy prokurorët do të përzgjidhet për të zëvendësuar Gentjan Osmanin, i cili u shkarkuar nga detyra nga KPK.
Aktualisht, Vladimir Mara është prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranës, ndërsa Keshi është prokurore në Prokurorinë e Dibrës./ Opinion.al