Shkupi zyrtar ka ulur traun e doganave për kamionët nga Shqipëria. Sipas mediave maqedonase, në kufi janë bllokuar 13 kamionë me perime. Kjo masë në pikën kufitare të Bllatës, sipas autoriteteve që citohen nga mediat maqedonase, është marrë për të mbrojtur prodhuesit vendas.
Mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë ka një marrëveshje sipas CEFTA-s. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe disa muaj më parë. Prodhuesit shqiptarë kanë apeluar për ndërhyrje të shpejtë, sepse rrezikohet prishja e prodhimeve të tyre, që janë të freskëta dhe nuk durojnë në ambiente të mbyllura. /tvklan.al