Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedonia shpall zgjedhjet presidenciale, ja kur do të mbahen

2019/02/08 at 9:11 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedonia shpall zgjedhjet presidenciale, ja kur do të mbahen

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka shpallur zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen në dy rrethe, më 21 prill dhe 5 maj.

Partitë politike nga ana tjetër ende nuk kanë zyrtarizuar kandidatët e mundshëm për pasardhësin e Gjorge Ivanovit, kreut aktual të shtetit.


Kryeministri Zoran Zaev, njëherësh kryetar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM) në pushtet, deklaroi se në ditët në vijim do të bisedojë me partnerët e koalicionit, partitë jashtëparlamentare, por edhe me drejtues të shoqërisë civile, për gjetjen e një kandidati sa më të pranueshëm për të parin e shtetit.

Si kandidat të mundshëm për president nga LSDM-ja më parë janë përmendur, Stevo Pendarovski, ish-kandidat për president në zgjedhjet e kaluara, Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm, Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm dhe Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes.

Nga ana tjetër, për Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) –që është pjesë e koalicionit qeverisës, emrat e tillë bazuar në qëndrimet e fundit, janë të papranueshëm, pasi kjo parti kërkon një kandidat konsensual, që të jetë i pranueshëm nga të gjithë, e jo i propozuar nga organet e LSDM-së. Kjo parti ka dalë me disa emra për kandidat konsensual, por që janë hedhur poshtë nga LSDM-ja.

Megjithatë, dy partitë ende nuk e konsiderojnë të mbyllur çështjen e kandidatit të përbashkët.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja e opozitës në zgjedhje me gjasë do të garojë e vetme dhe kandidatin e saj për president do ta zgjedhë në kongresin partiak të caktuar për javën e ardhshme në Strugë. Në lojë janë nëntë emra, por si më seriozë shihen kandidaturat e Gordana Siljanovskës, profesoreshë universitare dhe e Vllatko Gjorçevit, deputet i kësaj partie.

Partitë opozitare shqiptare ende nuk kanë një qëndrim të prerë, por zyrtarë të Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa nuk e kanë përjashtuar mundësinë e caktimit të një kandidati të përbashkët. Paraprakisht, thirrje për një kandidat të përbashkët shqiptare kishte edhe nga BDI-ja, por kjo është hedhur poshtë nga Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët duke theksuar se “shqiptarët duhet të përbuzin çdo fjalë që del nga goja e BDI-së”.

Zgjedhjet presidenciale shihen si test për partitë e pushtetit dhe të opozitës, pas arritjes së Marrëveshjes për emrin, pasi dy blloqet politike maqedonase kanë pasur dallime e akuza të rënda mes tyre, lidhur me marrëveshjen që i ndërron emrin shtetit në Maqedonia e Veriut./tvklan

 

Etiketa: maqedoniPresidentzgjedhje


Ju sugjerojmë

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026
Aktualitet

Elton Ilirjani në 5 pasarela të Paris Fashion Week SS 2026

10 Tetor, 2025 3:44 pm
Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit,rrugët ku do bllokohet qarkullimi

10 Tetor, 2025 2:32 pm
Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë
Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit, Presidenti zhvillon takime për masat që duhen marrë

10 Tetor, 2025 12:35 pm
Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë
Aktualitet

Kërcënohet roja i sigurisë te Gjykata e Apelit: Jeni për t’u vrarë që të gjithë

10 Tetor, 2025 12:22 pm
Begaj me trupin diplomatik: Anëtarësimi në BE, çështje e interesit kombëtar
Aktualitet

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

10 Tetor, 2025 11:44 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shtyhet seanca paraprake për Erion Veliajn

10 Tetor, 2025 11:21 am
Celibashi: Kemi pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Kemi pezulluar përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

10 Tetor, 2025 10:50 am
Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar
Aktualitet

Kërcënoi gjykatësit, familja e Gjovalin Shkambit: Babai ishte në gjendje të rënduar

10 Tetor, 2025 9:23 am
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

9 Tetor, 2025 7:14 pm
Para
Këta janë 10 futbollistët më të paguar,sa fitojnë dhe cili qëndron në krye

Këta janë 10 futbollistët më të paguar,sa fitojnë dhe cili qëndron në krye

Foto-galeri/ Gigi Hadid nudo në numrin e ri të revistës “Allure”

Gigi Hadid flet për vështirësitë në adoleshencë: E gjithë familja vuante

Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i Rexhep Rrajës

U plagos me armë zjarri, ndërron jetë i riu nga Puka
















TE FUNDIT

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza

200 ushtarë amerikanë në Izrael, do monitorojnë armëpushimin në Gaza
11 Tetor, 2025

Forcat amerikane kanë filluar të mbërrijnë në Izrael si pjesë e një përpjekjeje për të monitoruar armëpushimin në Gaza, tha...

Lexo më shumë

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë

Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë
11 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”,...

Lexo më shumë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë

Plani i paqes për Gazën,Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë
11 Tetor, 2025

Pasi dakordësisë me Hamasin dhe miratimit nga qeveria izraelite, ka nisur lirimi i të burgosurve palestinezë për t'u shkëmbyer me...

Lexo më shumë

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj

60 mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
11 Tetor, 2025

Pas fillimit të armëpushimit në Rripin e Gazës, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara me seli në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com