Shqiptarët e Maqedonisë do të kenë një tjetër universitet në gjuhën e tyre amtare që do të mbajë emrin e humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza).
Qeveria maqedonase vendosi unanimisht që të hapet universiteti i dytë shqiptar me Seli në Shkup.
Universiteti i ri shtetëror shqiptar në Shkup do të ketë pesë fakultete me 14 programe studimore.
Qeveria ka miratuar edhe një sërë vendimesh për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe si ndërtimi i Konviktit studentor në Tetovë.