Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni/ Qeveri e re, probleme të vjetra

2017/06/03 at 9:34 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni/ Qeveri e re, probleme të vjetra

Pas një krize të stërzgjatur politike dhe gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia më në fund ka një qeveri të re. Shpresat për një fillim të ri janë të mëdha, por edhe më të vështira janë sfidat për ndryshim.


 Tri të shtëna nga një armë zjarri u dëgjuan në Shkup më 1 qershor, vetëm disa orë pasi ministrat e qeverisë së sapozgjedhur morën përsipër postet e tyre. Kjo ishtë një tentativë për vrasje, personi i synuar ishte Nikolla Todorov, ministër i Shëndetësisë në qeverinë e kaluar të VMRO-DPMNE. Todorov e mbijetoi sulmin i padëmtuar.

Në shkurt të vitit 2015 ministri Todorov u kritikua pas vdekjes tragjike të nëntëvjeçares Tamara Dimovska, që nuk i dha leje për t’u kuruar jashtë vendit. Gjyshi i vajzës mori tani armën dhe e shkrepi drejt Todorovit. Tamara u bë si simbol lufte kundër korrupsionit të lartë në Maqedoni.

Shteti i korruptuar

“VMRO e ka helmuar shoqërinë duke ushqyer një nacionalizëm të tmerrshëm etnik. Qeveria e re tani duhet me zgjuarësi të qetësojë situatën në vend dhe jashtë vendit” tha njohësi i mirë i Ballkanit dhe deputeti i SPD-së në Bundestag Josip Juratovic. Ai vazhdoi se “kriza politike tani për tani mbaroi, por kriza ekonomike dhe sociale mbeten ende”. Fakti që disa orë pas zgjedhjes së qeverisë ka pasur tentativë për vrasje kundër një ish-ministri paralajmëron qartë detyrën e vështirë që ka përpara Kryeministri Zoran Zaev.

Sulmi ndaj parlamentit dhe ndaj deputetëve më 27 prill, shfaqi edhe një herë që korrupsioni i lartë ka mbërthyer të gjitha instucionet e shtetit duke përfshirë edhe forcat e sigurisë.

Borxhi i lartë

“Kriza e gjatë e formimit të qeverisë tani mori fund. Por që krizat në Maqedoni perfundimisht kanë mbaruar, nuk e besoj dot”, kështu u shpreh për DW, Tobias Flessenkemper drejtori i Programit të Ballkanit në Qendrën Ndërkombëtare Evropiane (CIFE) në Nicë të Francës. Ai gjithashtu shtoi: “Do jetë një detyrë shumë e madhe dhe e vështirë, për të sjellë ndryshime sociale dhe për t’i kaluar problemet që u shfaqën vitet e fundit”.

Përveç problemeve shoqërore, askush nuk mund të përshkruajë gjendjen reale ekonomike të shtetit. Deri në 5 milardë euro ka arritur borxhi i shtetit gjatë këtyre tetë viteve të fundit, ku në qeveri ka qenë Gruevski dhe partia e tij.

Mosmarrëveshja mbi emrin

Si pengesë kryesore për integrimet në BE dhe NATO mbetet mosmarrëveshja për emrin me Greqinë. Që nga vitin 2008 Greqia vazhdimisht bllokon proceset e Maqedonisë për inegrimet në BE dhe NATO, për shkak të emrit.

Raportuesi për Maqedoninë në Bundestagun gjerman, Torsten Frei është i mendimit se çdo gjë tani është në duart e qeverisë së re. “Gjermania dhe BE-ja së bashku mbështesin pozicionin e Maqedoninë, dhe nëse ka progres në bisedime, unë jam i sigurt se presioni ndaj Greqisë për çështjen e emrit vazhdimisht do të rritet” tha Frei për DW. Dhe theksoi që është shumë herët për të hapur negociatat për anëtarësim në BE “pasi gjatë konflikteve politike vendi ka bërë hapa mbrapa në çështjen e integrimit. Së pari Maqedonia duhet të tregojë sinjale ndryshimi” – tha Frei./DW

 

Etiketa: maqedoniprobleme te vjetraqeveri e re


Ju sugjerojmë

Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

8 Nëntor, 2025 10:35 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

8 Nëntor, 2025 9:40 am
Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
Kryesore

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

8 Nëntor, 2025 9:31 am
Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra
Aktualitet

Rama prezanton autobusin turistik në Tiranë: Qyteti ynë plot ngjyra

8 Nëntor, 2025 8:28 am
Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
Para
“Duhet të përshpejtojmë projektin e autostradës ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë’

“Duhet të përshpejtojmë projektin e autostradës ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë’

Fotografia e fajit

Fotografia e fajit

Përfundimisht kjo do të jetë feja më e madhe në vitin 2070

Përfundimisht kjo do të jetë feja më e madhe në vitin 2070
















TE FUNDIT

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

Helmohen disa banorë në Bulqizë
8 Nëntor, 2025

Rreth ores 01.30, ne rrugen interurbane dytesore Milot lezhe prane “EKO OIL”, ka ndodhur nje aksident rrugor, ku jane perfshire...

Lexo më shumë

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
8 Nëntor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se asnjë zyrtar i qeverisë së Shteteve të Bashkuara nuk do të marrë pjesë në...

Lexo më shumë

Furnizonte grupet kriminale me armë, pranga 46 vjeçarit në Tiranë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
8 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar ‘Gun Expert’, ku në pranga ka përfunduar një 46 vjeçar. 46-vjeçari...

Lexo më shumë

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit

Heshtje zgjedhore, të dielën votohet në 5 bashki të vendit
8 Nëntor, 2025

Sot është heshtja zgjedhore, ndërkohë që ditën e diel, në 5 bashki të vendit do të mbahen zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com