Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim vendosi sonte që të tërheqë të gjithë përfaqësuesit e vet aktual nga pushteti ekzekutiv i Republikës sē Maqedonisë.
Kryesia gjithashtu ka rikonfirmuar të drejtat statutore dhe ka rideleguar të gjitha kompetencat ekzekutive dhe vendimarrëse pranë Kryetarit Ali Ahmeti për të vendosur mbi hapat e mëtejshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu njofton opinion e gjërë vendor dhe ndërkombëtar që do të rishqyrtojë politikat e veta në ditët në vijim.
Ja ministrat që janë dorëhequr nga qeveria:
8 ministra nga te cilet 2 zv/Kryeministra dhe 4 zv/ministra dorëhiqen.
Musa Xhaferri, Fatmir Besimi, Abdylaqim Ademi, Adnan Jashari, Bekim Neziri, Lirim Shabani, Nurhan Izairi
Zv/ministrat: Zemri Qamili, Ilmi Selami, Ardian Xheladini dhe Nimetulla Halimi