Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni: Histeri antishqiptare për të fshehur krimin

2017/05/11 at 12:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni: Histeri antishqiptare për të fshehur krimin

Maqedonia gjendet në krizë politike, por partitë nacionaliste thellojnë ndarjen midis kombeve në Maqedoni, shkruhet në një informacion nga Shkupi të revistës gjermane “Der Spiegel.”

“Një gjest i vogël, por me përmbajtje eksplozive: pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit, Talat Xhaferri dhe pasi ai u vendos në zyrën e Kryetarit, ai vendosi tre simbole: atë të Maqedonisë, të Bashkimit Europian dhe atë shqiptar. Maqedonia është për momentin shteti më i brishtë në Ballkanin Perëndimor, dhe ky gjest shkaktoi reagime të mëdha në opinion,” shkruan Der Spiegel dhe thekson frikën “nga fantazma ‘Shqipëri e Madhe’”.

Kjo sidomos pas konfliktit të vitit 2001 dhe Marrëveshjes së Ohrit, në të cilën plotësohen të drejtat e shqiptarëve, por vetëm  teorikisht. Në lidhje me këtë çështje, autori Keno Verseck citon më tej analistin Albert Musliu, i cili thotë se derisa Marrëveshja e Ohrit nuk zbatohet plotësisht dhe nuk garantohen të drejtat e shqiptarëve „shqiptarët nuk do t’i shohin institucionet shtetërore si të vetat”.

“Përgjegjësinë për krizën e mban Nikolla Gruevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE. Gruevski në dhjetë vitet e fundit qeveriste me një autoritet mbretëror, duke i imponuar vendit ideologjinë nacionaliste”. “Ish-komandati i UÇK-së, Ali Ahmeti nuk e kundërshtoi aspak këtë, si partner qeverisës. BDI e shfrytëzoi Marrëveshjen e Ohrit për të forcuar klanin e tij kriminel nëpër institucionet e shtetit dhe që të forcojë fuqinë e partisë duke pretenduar, se janë shpëtimi i vetëm i shqiptarëve të Maqedonisë”, tha për Spiegel , ish -diplomati dhe analisti politik Arsim Zekolli.

“Platforma e Tiranës”

Më tej “Der Spiegel” komenton zgjedhjet parlamentare në vend, paraqitjen e platformës së shqiptarëve dhe deklaratat e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për bashkimin e Shqipërisë, nëse nuk përshpejtohen bisedimet për integrimet në BE. Revista ndalet edhe në skenarin që e shfrytëzon presidenti Gjorgje Ivanov, që të mos e japë mandatin për formimin e qeverisë së re.

“Edhe pse dokumenti (platforma shqiptare) synon të ngjallë debat, nacionalistët maqedonas protestojnë më shumë se dy muaj kundër Platformës së Tiranës.” “Për zhvillimet e fundit, diplomati dhe avokati Nikolla Dimitrov thotë: “Narrativën etnike e përdorin me qëllim që të tërheqin vëmëndjen e opinionit maqedonas nga strukturat autoritare të partive që ishin në pushtet.”

Aktivisti për të drejtat e njeriut, Gjabir Deralla shpreh dëshirën për një Maqedoni me një shoqëri larg nga „idetë dashakeqe etnike”. “Në protestat kundër regjimit të Gruevskit ishin të bashkuara të gjitha bashkësitë etnike. Shpresoj që pushtetarët të mos e thyejnë këtë energji pozitive bashkimi dhe të lejojnë hapësirë që të nxiten mardhëniet ndëretnike,” thotë Deralla për “Der Spiegel”./DW

Etiketa: fshehur kriminhisteri antishqiptaremaqedoni

Ju sugjerojmë

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
Kryesore

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

29 Janar, 2026 2:55 pm
Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

29 Janar, 2026 2:01 pm
Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

29 Janar, 2026 11:21 am
Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
Kryesore

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

29 Janar, 2026 11:07 am
Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
Aktualitet

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

29 Janar, 2026 10:56 am
Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
Bota

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

29 Janar, 2026 10:54 am
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Bota

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

29 Janar, 2026 10:31 am
Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit
Bota

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

29 Janar, 2026 10:15 am
Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Para
Dasma kthehet në tragjedi/ Shembet ndërtesa, dhjetëra të vdekur

Dasma kthehet në tragjedi/ Shembet ndërtesa, dhjetëra të vdekur

Minat me telekomandë/ Një nga të arrestuarit, djali i biznesmenit të ndërtimit ekzekutuar para 4 vitesh

Minat me telekomandë/ Një nga të arrestuarit, djali i biznesmenit të ndërtimit ekzekutuar para 4 vitesh

Kreu i KQZ: Ja pse padia e PAA është e paligjshme

Kreu i KQZ: Ja pse padia e PAA është e paligjshme

TE FUNDIT

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
29 Janar, 2026

Partia Socialiste është tërhequr, të paktën përkohësisht nga kërkesa për të marrë shumicën në Komisionin e Reformës Territoriale, me kushtin...

Lexo më shumë

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
29 Janar, 2026

Socialistët dhe demokratët janë përplasur sërish këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare, për shkak të mosthirrjes...

Lexo më shumë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
29 Janar, 2026

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot pezullimin e dënimit me burg për...

Lexo më shumë

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
29 Janar, 2026

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse. Videoja nga momenti i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com