Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni e Veriut/ Përfshihet nga flakët lokali i natës, humbin jetën 50 persona

2025/03/16 at 8:50 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni e Veriut/ Përfshihet nga flakët lokali i natës, humbin jetën 50 persona

50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate, kanë thënë autoritetet maqedonase për agjencinë e lajmeve MIA.

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup. Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca, dhe zyrtarët policorë. Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara objektit në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

Mediat vendase raportojnë se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë lëndët piroteknike që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit për të festuar. Gjithsesi rrethanat nuk janë ende të qarta, por Prokuroria e Koçanit ka njoftuar se disa persona që kanë organizuar festën janë vënë në pranga.

Ju sugjerojmë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Para
VIDEO/ “Dilni jashtë, dilni jashtë”, publikohen pamjet nga momenti i tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

VIDEO/ “Dilni jashtë, dilni jashtë”, publikohen pamjet nga momenti i tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

Skenarët/ Si mundet Trump të bindë Putinin për armëpushim në Ukrainë

Skenarët/ Si mundet Trump të bindë Putinin për armëpushim në Ukrainë

Kryeministri britanik: Aleatët duhet të përgatiten për të mbrojtur paqen

Kryeministri britanik: Aleatët duhet të përgatiten për të mbrojtur paqen

TE FUNDIT

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
13 Maj, 2025

Fiton mes shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, mban zonat e jugut dhe qendrës dhe thuajse pushton edhe veriun, bastionin e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dita e martë parashikohet me mot fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
13 Maj, 2025

Dashi Asnjëherë nuk është vonë për të filluar në një rrugë të ndryshme në jetë. Nëse ka diçka që ju...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com