Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Maqedoni, botohet ligji që lejon përdorimin e shqipes

2019/01/15 at 7:08 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Maqedoni, botohet ligji që lejon përdorimin e shqipes

Në Maqedoni, Gazeta Zyrtare botoi të martën Ligjin për përdorimin e gjuhëve, gjë që shënon një hap drejt përdorimit të gjerë të gjuhës shqipe në vend.

Ligji nuk u nënshkrua nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe për muaj të tërë mbeti në sirtarët e kryetarit të parlamentit, Talat Xhaferi, e cili e dërgoi mbrëmë për botim.

Drejtuesit e “Gazetës zyrtare” thanë se publikimi i ligjit bëhet sipas Nenin 52/2 të Kushtetutës.

Partia maqedonase e opozitës VMRO-DPMNE, kërcënoi drejtorin e Gazetës Zyrtare, Martin Kostovski se mund të dënohet me burg për “vepër penale”.

Zoti Kostovski u përgjigj se çdo përpjekje për të njollosur Gazetën Zyrtare do të denoncohet në organet gjyqësore.

Së bashku me ligjin e gjuhëve, zoti Xhaferi dërgoi për botim edhe ligjin e fundit për ndryshimet kushtetuese – ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.

Ligji thekson se “gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik”.

Në nenin e dytë thuhet: “Krahas maqedonishtes, gjuhë tjetër zyrtare është edhe gjuha të cilën e flasin së paku 20 përqind e popullatës dhe alfabeti i saj”.

Kjo ka shkaktuar debate prej muajsh nëse gjuha shqipe do të jetë gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni apo vetëm zgjerohet përdorimi i saj.

Me ligjin e ri, gjuha shqipe pritet të ketë shtrirje në përdorimin e saj në organet më të larta shtetërore, gjyqësore, në institucionet publike dhe ato lokale.

Ligji do t’i mundësojë mes tjerash, kryetarit të parlamentit, duke qenë shqiptar, që seancat t’i drejtojë në gjuhën e tij amtare. Edhe ministrat shqiptarë në seancat e qeverisë do të mund të flasin shqip.

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve nga shumica parlamentare, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerësohet si përmbyllje e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur në gusht 2001.

Shqiptarët, sipas statistikave zyrtare përbëjnë 25 përqind të popullsisë së Maqedonisë.

Marrëveshja e Ohrit që rezultoi pas një konflikti të armatosur midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare maqedonase në vitin 2001, përfshinte një sërë ligjesh që e rrisnin pozitën e shqiptarëve në vend, por gjuha shqipe mbeti gjatë me një status të cunguar, duke nxitur pakënaqësi të shumta tek popullata shqiptare./VOA/

Etiketa: botohet ligjimaqedoniperdorimi i gjere i shqipes

Ju sugjerojmë

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Para
Valbona Selimllari i rikthehet ekranit, ja ku do e shohim së shpejti

Foto/ Valbona Selimllari bën ndërhyrje estetike në fytyrë!

E fundit/ Rrethohet Saranda, kontrolle për kapjen e Klement Balilit

OSBE përgëzon policinë për arrestimin e Balilit

Foto/ Maluma përfundon në spital, ja çfarë i ka ndodhur

Foto/ Maluma përfundon në spital, ja çfarë i ka ndodhur

TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com