Dy motorë uji janë bllokuar nga policia kufitare në Durrës. Dy të rinj që po i drejtonin po kryenin manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve.
“Pas njoftimit të marrë nga pushuesit se dy motorë uji po kryenin manovra të rrezikshme lundrimi duke rrezikuar jetën e plazhistëve, Policia Kufitare e Durrësit menjëherë ka bërë të mundur bllokimin e dy motorëve të ujit”, njofton policia.
Po ashtu dy të rinjtë që po i përdornin janë gjobitur me nga 1 milion lekë (të vjetra) për Shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore./ Opinion.al