TIRANE- Teksa reforma në drejtësi është tema e ditës në politikë, Ylli Manjani apelon prokurorët të mos hetizojnë por të hetojnë zyrtarët e lartë. “Ftesa ime për shërbimin e prokurorisë ka qënë dhe mbetet e qartë, zbardhi dosjen dhe bashkë me të aferat e çdo zyrtari që abuzon, ministër a çfarëdo qoftë ai. Nisni hetimet dhe mos kurseni askënd, as mua”, tha ai.
Sakaq ai u bëri thirrje prokurorëve të mos i nxjerrin sekretet hetimore. “Dosja hetimore është më sekrete në gazetë se në prokurori. Është faji i sistemit që kemi zgjedhur, një sistem hibrid që në shoqëri si e jona nuk funksionon”, tha më tej ministri i Drejtësisë.