Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani duke folur në “Opinion” për organin e akuzës në Shqipëri, deklaron se ka prokurorë “barkderra” që përfitojnë nga korpusi i ngarkuar legjislativ dhe sistemi jofunksional i ligjeve.
Në këtë kontekst Ministri i Drejtësisë ka shpjeguar se iu referohet prokurorëve dembelë, ndërsa thekson se do t’i qepen gjykatësve dhe prokuroreve të korruptuar, “por këtë do ta bëjmë me ligj”.