Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka propozuar presidentit Bujar Nishani faljen e 22-vjeçares, Nazime Vishës duke qenë se sipas tij kjo e fundit i ka plotësuar kriteret për një gjë të tillë.
Ai ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje çështjen e Nazimes e cila është burgosur për vrasjen e Fiqiri Muçës.
Nazime Visha u dënua në vitin 2012 me 10 vite burgim . Sipas saj, 45-vjeçari e kishte abuzuar seksualisht për 4 vite me radhë.
Nazime Visha ka bërë një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për të përfituar nga ligji për amnistinë.