Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manjani del në krah të Blushit/ Edi Rama kërkon të bllokojë kundërshtarët për të konkurruar në zgjedhje

2017/02/16 at 6:37 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
C’do ndodhe me drejtesine? Shperthen Ylli Manjani!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Rama, sa i takon një udhëzimi të paraqitur në KQZ, që ndryshon rregullat për kandidimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.


Udhëzimi i ndryshuar, mes të tjerash, parashikon që partitë politike që nuk zotërojnë mandate në Kuvend, për të garuar në zgjedhjet e reja duhet të mbledhin 5 mijë firma nga zgjedhësit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Manjani thotë se “Propozimi më i fundit i Kryeministrit që KQZ të interpretojë Kodin Zgjedhor sipas qejfit të tij politik, është ligjërisht dhe demokratikisht I PA PRANUESHËM!”.

Manjani thotë se me këtë propozim “ndëshkohen” të gjithë ata që e kritikojnë Ramën apo largohen nga grupi i tij politik.

POSTIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT
Miq,
Propozimi më i fundit i Kryeministrit që KQZ të interpretojë Kodin Zgjedhor sipas qejfit të tij politik, është ligjërisht dhe demokratikisht I PA PRANUESHËM!
Me pak fjalë, sipas Kryeministrit, mandati i deputetëve që kritikojnë atë dhe që largohen nga grupi i tij politik nuk vlen më ligjerisht! Kulmi! Kjo sjellje nuk është parë e as dëgjuar as në zgjedhjet e Marsit ’91!

Kjo sjellje politike ka precedentë vetëm në shtetet diktatoriale!
Kodi Zgjedhor në nenin 68 të tij ka përcaktuar shumë qartë kriterin që partia politike që ka të paktën një mandat deputeti në 6 muajt e fundit, nuk ka nevojë të mbledhë firma mbeshtetëse për kandidatët e saj.

Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë që sot më shumë se 6 muaj që nuk janë më anëtarë të grupit parlamentar të partisë së Kryeministrit! Sipas rregullores së Kuvendit në fillim të çdo legjislature bëhen edhe ndryshimet e grupeve Parlamentare dhe që vjet në tetor Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk janë më anëtarë të grupit të PS.
Sipas Kushtetutës mandati i deputetëve nuk lidhet me asnjë mandat detyrues. Pra askush nuk mund të detyrojë deputetin se si të flasë, votojë apo shprehet! Kjo do të thotë se mandati nuk hiqet/njihet edhe kur voton kundër partisë nga e cila e ke marrë atë mandat.

Gjithashtu, po sipas Kushtetutës, mandati i deputetëve mbaron në mënyrë normale vetëm kur mbaron mandati i Kuvendit. Mandati i këtij Kuvendi mbaron me 9 shtator të këtij viti. Pra nuk mbaron as me 18 Qershor e as me 28 Prill siç propozon Kryeministri i KQZ!

Nga ky rregull kushtetues nuk bën perjashtim Ben Blushi e as Mimoza Hafizi! Edhe atyre mandati ju mbaron si gjithë të tjerëve, përfshi dhe mandatin e vetë deputetit Kryeministër!

KQZ-së i ka mbërritur një projekt-udhëzim që e lidh mandatin me data të sajuara! Ky udhëzim nuk ka asnjë lidhje as me Kodin Zgjedhor e as me Kushtetutën!
Ka lidhje me Ben Blushin dhe me Mimoza Hafizin dhe me aktivitetin e tyre politik. Ka lidhje me hakmarrjen primitive politike të Kryeministrit!

Nuk bllokohen sot kundërshtarët të konkurrojnë! Diktatura e Proletariatit është rrëzuar njëherë e mirë nga sistemi politik dhe juridik i Shqipërisë.
Prandaj i sugjeroj KQZ të respektojë kushtetutën dhe ligjin e jo udhëzimet e diktaturës së proletariatit të Kryeministrit!
Duhet rrefuzuar ai palo Udhëzim!

 

Etiketa: blushikonkurrimiManjanizgjedhjet


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

31 Dhjetor, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Dhjetor, 2025 8:11 am
Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit
Aktualitet

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

30 Dhjetor, 2025 6:06 pm
Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut
Bota

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

30 Dhjetor, 2025 5:12 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

30 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Beyonce shpallet miliardere nga Forbes
InstaBIZ

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

30 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Para
Thyen rregullat e anti-doping, dënohet me 35 mijë paund klubi anglez

Thyen rregullat e anti-doping, dënohet me 35 mijë paund klubi anglez

Paga e ulët në ushtri, dezertime në masë dhe gjyqe të hapura për shkelje kontrate

Lista e emrave/ Ish-komandot që u kthyen në vrasës, xhihadistë e grabitës

Foto-lajm/ Modelet shqiptare prekin “ëndrrën amerikane”, marrin pjesë në Javën e Modës

Foto-lajm/ Modelet shqiptare prekin “ëndrrën amerikane”, marrin pjesë në Javën e Modës
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
31 Dhjetor, 2025

Nata e ndërrimit të viteve do të dominohet nga mot; kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë; situatë kjo si...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
31 Dhjetor, 2025

Dashi Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur...

Lexo më shumë

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
30 Dhjetor, 2025

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të...

Lexo më shumë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
30 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com