Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi sonte nga kryesia e kuvendit se mbi variantin që kërkon sot PD dhe LSI është rënë dakord në mbledhjen e ditës së hënë. “Agaçi, unë dhe Bylykbashi arritën dakordësinë për këtë pikë, por nuk u fut në procesverbal pasi mbledhja u mbyll”, tha Manjani.
Tre negociatorët ose të dërguarit direkt të kryetarëve të partive janë: Oerd Bylykbashi i PD, Ëngjëll Agaçi i PS dhe Ylli Manjani i LSI, të cilët kanë diskutuar gjatë gjithë këtyre ditëve për miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.
Më herët Oerd Bylykbashi nga selia e Kryesisë së Kuvendit, deklaroi se “mosmarrëveshjet janë për KLGJ dhe KLD, anëtarët e të cilëve duhet të zgjidhen si ato të vetingut. PS, sot ka dalë kundër, duke rrëzuar marrëveshjen dhe duke kërkuar prishjen e balancës 5/5 në këto organe.