Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manja mesazh përfituesve të amnistisë penale: Mos e ktheni më kokën mbrapa!

2024/04/24 at 1:38 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Manja mesazh përfituesve të amnistisë penale: Mos e ktheni më kokën mbrapa!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka ndjekur nga afër procesin e ligjit të amnistisë penale në burgun e Rrogozhinës.

Falë hyrjes në fuqi të këtij ligji, pritet që gjatë ditës të lënë ambientet e burgut 780 të dënuar në të gjithë vendin.

Në një prononcim për gazetarët,  Manja ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që përfitojnë nga kjo amnisti që të mos e kthejnë kokën mbrapa dhe të punojnë me ndershmëri.

Gjatë fjalës së tij, ministri ka bërë bilancin e kostos për ditë të një të burgosuri teka ka shtuar se i kushton buxhetit të shtetit 36.5 Euro në ditë.

“Në shkallë vendi, sot ka nisur në të njëjtën orë zbatimi i ligjit për amnistinë. Do të lënë vendin e vuajtjes së dënimit rreth 780 të dënuar. Kjo shifër pritet të përditësohet për shkak se orët e fundit ka një numër të dënuarish përfitues nga amnistia që gjenden në Komisariatet e Policisë në vend. Për këto 780, ka mbaruar e gjithë procedura dhe sot do të lënë ambientet e vuajtjes së dënimit. 800 të tjerë janë përfitues me ulje dënimi që në total, sot shkon tek 1 mijë e 600 të dënuar. 800 lirohen me amnisti të plotë, pjesa tjetër janë me ulje dënimi. 15 gra lirohen menjëherë, 9 të tjera përfitojnë ulje dënimi nga 38 gra që kemi në Ali Demin në Tiranë. 2662 persona në shërbim prove përfitues nga kjo amnisti. Urimi im për këta që janë përfitues shkon për familjet e tyre dhe për këta që t’i kthehen punës së ndershme dhe të mos e kthejnë kokën mbrapa. Mos e ktheni më kokën mbrapa, mbi çdo gjë është familja dhe shoqëria jonë.

Asnjë zyrtar i lartë që aktualisht gjendet duke vuajtur dënimin që është dënuar nga GJKKO apo se është në proces hetimi, nuk përfiton nga amnistia. Me ulje dënimi janë sa gishtat e dorës që përfitojnë nga amnistia. Kategoria përfituese nga amnistia, zyrtarë të lartë nuk ka. Falenderim për ju, keni qenë promotori deri ditën kur e kanë votuar, promotori pozitiv për të bindur deputetë të jepnin votën. Mos harroni, kostoja e një të dënuari që kemi në ditë për 1 të dënuari që e mbajmë këtu është 36.5 Euro në ditë. Nga kjo amnisti, nëse do e kostojmë me koston ditore, buxhetit të shtetit i kursen rreth 30 milionë Euro. Sigurisht, kur kryen një vepër penale, do të vijë të vuajë dënimin këtu, por kur dënimi e ka arritur qëllimin, është krejt normale që t’i kthehen familjes së tyre. Në fund të fundit, janë pjesë e jona“, u shpreh Manja.

Ju sugjerojmë

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Para
BE-ja nën presion kohor për ta miratuar planin për rritje në Ballkanin Perëndimor 

Parlamenti Evropian miraton planin prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor 

Drejtori i Policisë së Burgjeve: Të gjitha burgjet ishin të mbipopulluara!

Drejtori i Policisë së Burgjeve: Të gjitha burgjet ishin të mbipopulluara!

“Gërdeci”/ Avokati i Mediut: SHBA dhanë dy mundësi, dëshmitaret të pyeten nga FBI ose me video-konferencë 

“Gërdeci”/ Avokati i Mediut: SHBA dhanë dy mundësi, dëshmitaret të pyeten nga FBI ose me video-konferencë 

TE FUNDIT

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
9 Qershor, 2025

Përveç suksesit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë. Edhe pse 40 vjeç, portugezi mbetet vendimtar për kombëtaren e...

Lexo më shumë

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
9 Qershor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve....

Lexo më shumë

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
9 Qershor, 2025

Gavin Newsom, Guvernatori Demokrat i Kalifornisë, ka paralajmëruat përsëri se do të padisë Presidentin Donald Trump për thirrjen e Gardës...

Lexo më shumë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com