Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Manipulimi, taktika tradicionale për zgjidhjen e krizave

2019/07/13 at 1:24 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Erjon Uka

Erjon Uka

Nga Erjon Uka


Kriza politike, por edhe ajo institucionale, tashmëjanë fakt. Studiot e televizioneve, fletët e gazetave, hapësirat e portaleve e qoftë edhe tavolinat e kafeneve, kanë qenë vende ku për javë të tëra janë shkëmbyer mendime dhe paralajmërime, janë dhënë informacione dhe janë lëshuar hakërrime, janë paralajmëruar arrestime dhe janë shqiptuar ofendime.

Por ndoshta, një element nuk është marrë në konsideratë, ose nuk është vlerësuar edhe aq seriozisht. Bëhet fjalë për manipulimin: Së pari, manipulimin përmes frikës, e më pas për manipulimin përmes patriotizmit.

Dy janë mënyrat kryesore për të ndikuar te njerëzit: nëpërmjet frymëzimit ose nëpërmjet manipulimit. Prej kohësh, frymëzimi ia ka lënë vendit manipulimit. Nga njëra anë kemi retorikën e përdorur nga eksponentë të qeverisë të cilët shfrytëzojnë daljet publike për të risjellë në vëmendje gabimet e mazhorancës së djeshme që nga skandali i Gërdecit, te vrasjet e 21-janarit, raportet e tensionuara me mediat, problemet me rendin apo degradimin e administratës shtetërore. Përballë tyre kemi eksponentë opozitarë të cilëtkërcënojnë me përplasje civile e vëllavrasje, rikthejnë në vëmendje të shkuarën komuniste, paralajmërojnë izolimin ndërkombëtar dhe natyrisht denoncojnë një paaftësi kapilare të drejtimit të shtetit. Vazhdimisht tentohet të mbillet frikë, për të korrur sukses.Kjo duket edhe nga përpjekja se si zgjedhjet, lokale a parlamentare qofshin, konsiderohen gjithmonë si “historike” pasi do të bëjnë të mundur “hapjen e një kapitulli të ri”, por të gjithë jemi dëshmitarë se si nga zgjedhjet në zgjedhje, nuk ndryshojnë as njerëzit, as partitë, as mënyra e financimit, as organizimi dhe asgjë tjetër. Pra, asgjë historike. Asgjë që“do të kthejë faqen një herë e përgjithmonë”.

Nëse nëpërmjet frymëzimit arrihet një zhvillim afatgjatë përmes ndarjes së qëllimeve të përbashkëta, manipulimi shihet shpesh si mënyra më efikase për të arritur rezultate në afatshkurtër. Sidomos në politikë, manipulimi përmes frikës është një nga taktikat më të përdorura. Forcat populiste në Europë, thuajse të gjithë strategjinë e tyre e bazojnë nëkëtë element: Liderët u thonë qytetarëve se “emigrantët po u marrin vendet e punës”, “se në Bashkimin Europian disa shtete përfitojnë në kurriz të disa të tjerave”, “se kufijtë e hapur i bëjnë qytetet më pak të sigurta”, “se multikulturalizmi po shpërfytyron identietet kombëtare”. Rezultati? Zgjidhje të thjeshta nacionaliste për probleme të mëdha globale: Mbyllje kufijsh, dalje nga Bashkimi Europian, politika të ashpra ndaj disa vendeve etj. Por aspak kthjellësi për atë që pritet të vijë më pas!

Niklas Luhmann, një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të mendimit sociologjik dhe filozofik gjerman të shekullit XX, në një prej eseve të tij, thotë se solidarizimi nga frika nuk mund të jetë parim qeverisjeje dhe administrimi. A mund të japë rezultate? Sigurisht që po, por jo në afatgjatë. Dhe sigurisht që nuk mund të flitet për vizion. E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri përgjatëkësaj kohe, ku partitë politike, e kanë përqëndruar të gjithë retorikën e tyre në manipulimin e opinionit publik përmes frikës dhe fantazmave të së shkuarës, teksa duket se prej kohësh nuk kanë më në fokus debatet zhvillimore.

Nga ana tjetër, ka një betejë të radhës për të përcaktuar se cili është më shumë shqiptar se tjetri. Akuza për bashkëpunime me rusët, për tradhti kombëtare në çështjen e Kosovës, krahasime me heronj lufte apo personazhe gati-gati mistikë të historisë shqiptare, janë një përpjekje për të luajtur me kartën e patriotizmit dhe identitit kombëtar. Në një prej 21 leksioneve të tij për shekullin e XXI-të, Yuval Noah Harari flet edhe për identetin dhe qytetërimet. Aty, ai shkruan se identiteti përcaktohet nga konfliktet dhe nga dilemat, më shumë se sa nga marrëveshjet. Prandaj, nëse duam të dimë identietin e vendit tonë në këtë moment të caktuar, mjafton të shohim problemet më të mëdha me të cilat përballemi. Kush mund të përcaktojë nëse kreu i ekzekutivit është më shumë shqiptar se sa ai i opozitës? Kush mund të thotë me siguri se Kreu i Shtetit është më shqiptar se çdo politikan tjetër? Fundja, çdo të thotë sot të jesh shqiptar? Ose sikundër nëSHBA, kush mund të thotë nëse Obama është më amerikan se Trump? Cili është më shumë europian, Salvini apo Macron? Kush e përcakton, mbi ç’kritere, në cilën periudhë kohore?

Sigurisht që zgjidhja e problemeve të akualitetit politik nuk përjashton në asnjë moment procedurat ligjore, strategjitë politike, ndërhyrjen e pushtetit gjyqësor apo influencat ndërkombëtare. Por vështirë se ka vend për dyshim se frika dhe patriotizmi të përdorura në kriza politike mbeten gjithmonë praktika manipulimi, qësynojnë zgjidhje të thjeshta dhe të shpejta, për probleme të ndërlikuara dhe afatgjata.

 

Etiketa: erjon ukakriza


Ju sugjerojmë

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

21 Janar, 2026 4:58 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

21 Janar, 2026 4:48 pm
Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli
Bota

Trump tallet me Macron: Bën të fortin me ato syze dielli

21 Janar, 2026 3:44 pm
Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA
Bota

Davos, Trump: Venezuela do të fitojë më shumë para nën drejtimin e SHBA

21 Janar, 2026 3:39 pm
Para
Paga të larta, ulim taksat… Tabaku: Çfarë do bëjmë kur të qeverisim

Paga të larta, ulim taksat... Tabaku: Çfarë do bëjmë kur të qeverisim

Alarmi i mjekëve: Ja kush po rrit numrin e të sëmurëve me kancer

Konfindustria kërkesë zyrtare Kuvendit për çmimin e karburanteve

1909/ Deklaratat e Ismail Qemalit për Perandorisë Osmane

1909/ Deklaratat e Ismail Qemalit për Perandorisë Osmane
















TE FUNDIT

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të...

Lexo më shumë

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
21 Janar, 2026

Këshilli i Ministrave ka vendosur miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra në institucione të rëndësishme shtetërore. Vendimet prekin poste...

Lexo më shumë

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
21 Janar, 2026

Parlamenti Europian ka vendosur të pezullojë marrëveshjen tregtare me Shtetet e Bashkuara, duke shtyrë miratimin e saj. Bernd Lange, kryetar...

Lexo më shumë

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
21 Janar, 2026

Rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, e shoqëruar nga forca të shumta policie dhe me eskortën e saj, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com