Në një intervistë në emisionin “Opinion”, biznesmeni i njohur shqiptar Samir Mane ka rrëfyer historinë e xhaxhait të tij që në kohën e komunizmit ishte pjesë e shërbimit sekret amerikan.
Mane rrëfen se xhaxhai i tij hyri në Shqipëri 6 herë si diversant.
-Xhaxhai juaj ishte një prej njerëzve që ka punuar për shërbimet sekrete amerikane dhe ka hyrë gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri?
Samir Mane: Ka hyrë 6 herë diversant në Shqipëri. Ka vdekur para disa vitesh në moshën 100-vjeçare.
-Jetoi deri vonë, e arriti dhe rrëzimin e komunizmit?
Samir Mane: E arriti dhe u gëzua shumë. Ai ka qenë një nga njerëzit që edhe në fillim më ka ndihmuar kur mbërrita në Austri, me gjëra të vogla.
-Ju ruheshit ta thonit këtë që xhaxhai ishte arratisur nga Shqipëria?
Samir Mane: Po ne prej tij kemi vuajtur, sepse nuk ishte një kushëri, por vëllai i babait i arratisur dhe aktiv kundrejt Shqipërisë.