Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mandija: Ministrat teknikë nuk kanë penguar furnizimin me energji

2017/07/03 at 8:04 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mandija: Ministrat teknikë nuk kanë penguar furnizimin me energji

Zyra e zëvendëskryeministres Mandija ka reaguar lidhur me debatet për situatën energjitike në vend dhe akuzat se ministrat “teknikë” kanë penguar blerjen e energjisë elektrike duke rrezikuar mosfurnizimin e vendit me energji elektrike.

Sipas saj, Ministrat të ashtuquajtur “teknikë”, të cilët nuk kanë pranuar të miratojnë vendimin në fjalë të Këshillit të Ministrave janë 4 nga 7 të tillë dhe kanë vepruar në mënyrë të tillë në bazë të vlerësimit individual që kanë bërë për këtë VKM, duke marrë në konsideratë dhe faktin që për VKM në fjalë nuk ishte marrë mendimi paraprak i detyruar nga Ministri i Drejtësisë referuar nenit 24 të Ligjit 9000/2003 dhe mendimi paraprak i Ministrit të Financave për shkak të prekjes së shumës së huasë së dhënë nga Banka Botërore.

Mandija sqaron se nuk ka pasur vendimmarrje të përbashkët mes ministrave “teknikë”.

Numri dy i qeverisë kujton se Këshilli i Ministrave miraton vendimet me shumicë të thjeshtë. Konkretisht, neni 20, i Ligjit 9000/2003 “Për organizmin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave” parashikon se “Aktet e Këshillit të Ministrave miratohen me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, me votim të hapur”.

Rrjedhimisht, deklaron ajo,  mosmiratimi i vendimit nga një pjesë apo qoftë edhe të gjithë ministrat “teknikë” nuk përbën pengesë për miratimin e këtij vendimi nga pjesa tjetër e ministrave që përbëjnë shumicën në Këshill të Ministrave.

Mandija ka sqaruar opinionin publik dhe arsyet e mosmiratimit nga 4 ministrat “teknikë” në fjalë.

“Procedura për miratimin e VKM-së ishte jo transparente. Fillimisht VKM u dërgua për miratim pa relacion shpjegues. Pas kërkimit të relacionit në fjalë, ky u dërgua më vonë, por ishte tërësisht i paqartë në përmbajtje. Konkretisht, nuk kishte analizë të detajuar se përse ishin shteruar rezervat ujore në kaskadë çka diktonte gjendjen emergjente për prekjen e huasë së Bankës Botërore qëllimi parësor i së cilës është rimëkëmbja e sistemit energjetik shqiptar.

OSHEE në muajin maj 2017 duhej të kishte tenderuar energjinë elektrike për muajin pasardhës qershor 2017, çka nuk e ka bërë. Rrjedhimisht, mungesa në treg e energjisë së tenderuar është plotësuar nga KESH nëpërmjet shfrytëzimit rezervave ujore në kaskadë, përveç faktit që KESH gjithashtu eksportonte energji duke konsumuar edhe më shumë këto rezerva. Rrjedhimisht, bie poshtë argumenti se KESH ishte në kushte ku nuk mund të prodhonte energji për shkak të nivelit të ulët të rezervave ujore në rezervuar”.

Mandija nënvizon se lajmi i transmetuar se ministrat “teknikë” janë bërë pengesë për furnizim me energji, çka ka detyruar qeverinë sot për ta blerë atë me kosto të lartë nuk është i vërtetë.

Zyra e zëvendëskryeministres, Ledina Mandija, gjatë kësaj periudhe garanton miratimin e çdo projektvendimi të Këshillit të Ministrave që është përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Etiketa: furnizimi me energjimandijaministrat teknik

Ju sugjerojmë

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
Bota

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

8 Dhjetor, 2025 9:16 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

8 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
Kryesore

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

8 Dhjetor, 2025 8:20 pm
Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme
Kryesore

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

8 Dhjetor, 2025 8:18 pm
Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit
Kryesore

Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit

8 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid
Bota

Rusia akuzon 41 zyrtarë të Ukrainës për gjenocid

8 Dhjetor, 2025 6:16 pm
U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia
Kronikë

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

8 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?
Kryesore

Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Bashkëpunimet e partive në Kosovë, cila rrezikon më shumë?

8 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
Kronikë

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

8 Dhjetor, 2025 1:01 pm
8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
Kryesore

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Para
Çuna kujdes! Zajmina shfaqet tepër seksi

Më në fund Zaimina Vasjari shfaqet publikisht me partnerin!

Gara për kreun e PD-së, Basha zhvillon takim me Selamin

Mbledhja e Kryesisë/ Kreu i ri i PD, Paloka propozon: Në garë vetëm Basha me Selamin

“Jam shumë seksi, njerëzit nuk duan të punojnë me mua”

“Jam shumë seksi, njerëzit nuk duan të punojnë me mua”

TE FUNDIT

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
8 Dhjetor, 2025

Vala e zjarreve ka arritur kulmin në Australinë juglindore, duke përfshirë Uellsi e Ri Jugor dhe shtetin ishullor të Tasmanisë, ku...

Lexo më shumë

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Dhjetor, 2025

Sipas shumë ukrainasve, territori nuk është vetëm pika e ndjeshme e bisedimeve Rusi-Ukrainë. Është gjithashtu diçka e pandryshuar në sistemin...

Lexo më shumë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë

Balla ironizon foltoren e PD-së: Si mos më keq dasma këtë javë
8 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar foltoren e kësaj jave të Partisë Demokratike, duke e krahasuar...

Lexo më shumë

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme

Berisha thirrje mbështetësve: Të përgatitemi për protesta të fuqishme
8 Dhjetor, 2025

Nga foltorja para kryeministrisë, Sali Berisha u bëri thirrje mbështetësve që të përgatiten për protesta të fuqishme kundër qeverisë, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com