Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mandia: Elira Kokona në konflikt interesi me detyrën si Sekretare e Përgjithshme

2023/04/16 at 9:05 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryetarja e Komisionit të Auditit: PD s’është lobuar asnjëherë nga para ruse

Ledina Mandia, Sekretarja për Anti Korrupsion në grupin e PD drejtuar nga Berisha, përmes një deklarate për mediat ka akuzuar Zv.Sekretaren e përgjithshme në Kryeministri për konflikt interesi në kryerjen e detyrës së saj.


Sipas Mandisë, më herët, gjatë kohës që kishte ushtruar detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës, Kokona kishte punuar gjithashtu si avokate e lirë me 15 raste në disa cështje në gjykatat ndërkombëtare.

Deklarata e plotë:

Elira Kokona, me ardhjen në pushtet të Edi Ramës ishte projektuar të shërbente në nivelin më të lartë drejtues të administratës shtetërore, në mënyrë preferenciale, duke u emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës në shtator 2013, duke pretenduar se ishte e pavarur dhe do t’i shërbente interesit më të lartë publik.

Po në fakt Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës kishte më tepër merak të kishte nën kujdes interesin e klientëve të saj.

Znj. Kokona, as formalisht nuk hoqi dorë nga ushtrimi i detyrës së avokatit privat dhe në asnjë rast nuk njoftoi gjykatat në lidhje me pozicionin e saj në nivelet më të larta të administratës së shtetit shqiptar.

Ajo në më shumë se 15 raste rezulton të ketë qenë duke ushtruar përfaqësimin e klientëve të saj në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut apo të Arbitrazhit.

Si njohëse e mirë e ligjit, ajo do të duhej të kishte njoftuar gjykatat e huaja, të brendshme dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar në lidhje me pozicionimin e saj, dhe që nuk do të ishte në pozicionin e përfaqësueses së palëve private.

Ndërkohë, rezulton se edhe në Janar të vitit 2014 të ketë vazhduar komunikimi me Av. Elira Kokona.

Madje, në vijim kjo rezulton edhe në vendimmarrjet e mëtejshme të Gjykatës Evropiane si në çështjen Delijorgji k. Shqipërisë, Becaj k. Shqipërisë, Prima shpk. Shqipërisë apo në çështje të tjera të komunikuara në lidhje me kompensimet e pronarëve për çështjen e pronave.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës është kujdesur të merrte një shpërblim të drejtë dhe kompensim të plotë të vlerës së pronës në kuadër të ekzekutimit të vendimeve te pronave për familjarët dhe klientët e saj edhe pas ligjit të famshëm të pronave 133/2015, ku znj. Kokona ka dhënë kontributin e saj.

Çuditërisht familjarët dhe klientët e znj. Kokona janë kompensuar në mënyrë të plotë sipas çmimit të tregut referuar vendimmarrjeve të Nëntor të vitit 2015 dhe më tej, ndërkohë që pronarët e tjerë, sot duhet të marrin 10 % të vlerës së pronës me këste apo në shumicën e rasteve konsiderohen të ezauruar, pasi kanë një pritshmëri prej 30 vitesh për ekzekutimin e atyre vendimeve. Madje për këtë as njoftohen nga Qeveria, në mënyrë që të adresojnë të drejtën e tyre në Gjykatë.

Duket që përfaqësimi i znj. Kokona ka vazhduar dhe në çështje të tjera brenda dhe jashtë vendit, dhe ndërkohë që ka njoftuar me vonesë institucionet vendase dhe ndërkombëtare, i ka lënë në duar të sigurta në partnerët dhe bashkëpunëtorët me të cilët kishte punuar këto çështje, duke i siguruar se do të jepte kontributin duke shërbyer në strukturat më të larta të shtetit shqiptar.

Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit ishte dhe është kategorikisht e papërputhshme me ushtrimin e profesioneve të tjera, ndërkohë që në rastin konkret ajo në raste të caktuara rezultonte mbrojtëse e palëve private karshi Qeverisë , pjesë e së cilës ishte ajo vetë.

Rama zgjodhi për të mbrojtur interesin publik persona që kishin interesat e tyre privatë. Madje KLSH ka gjetur dhe shkelje të kësaj natyre, ku zyrat e shtetit përdoreshin dhe për postën dhe mbledhjes së dokumentacionit për klientët e zyrave private, duke u kthyer në anekse të këtyre zyrave ligjore.

Deklarimi i konfliktit të interesat nuk është në kulturën e kësaj qeverie, pasi është e qartë që në vitin 2013, roli kryesor ishte shërbimi ndaj klientëve, interesave personale dhe parasë, dhe në asnjë rast interesit publik dhe mbrojtjes së interesit më të lartë të shtetit.

Sot Kokona është negociuese dhe mbrojtëse e pozicionit të Qeverisë në kontratat me investitorë strategjike, përfshirë këtu dhe Marinë Durrës, por si duket nesër do të jetë avokatja mbrojtëse e interesave të tyre.

Dikur Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës, dhe sot Zv Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona referuar rasteve të cilat janë publike është e qartë që ka qenë në kushtet e shpërdorimit të detyrës

ILDKPI , organet e drejtësisë duhet të hetojnë në lidhje me rastet e konfliktit të interesit nga punonjësja e nivelit më të lartë të administratës shtetërore, jo vetëm në kushtet e vazhdimit të detyrës së përfaqësuesit ligjor të palëve, por edhe në kushtet e dhënies së kontributit indirekt për mbrojtjen e interesave të klientëve të saj të dorëzuar në besim të bashkëpunëtorëve të saj që kanë vazhduar të ushtrojnë avokatinë.

duhet të hetojnë në lidhje me rastet e konfliktit të interesit nga punonjësja e nivelit më të lartë të administratës shtetërore, jo vetëm në kushtet e vazhdimit të detyrës së përfaqësuesit ligjor të palëve, por edhe në kushtet e dhënies së kontributit indirekt për mbrojtjen e interesave të klientëve të saj të dorëzuar në besim të bashkëpunëtorëve të saj që kanë vazhduar të ushtrojnë avokatinë.

Etiketa: kokonamandia


Ju sugjerojmë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
Politikë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

2 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

2 Tetor, 2025 9:33 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

2 Tetor, 2025 9:23 pm
Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës
-U tha në Opinion

Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

2 Tetor, 2025 9:22 pm
Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

2 Tetor, 2025 6:12 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

2 Tetor, 2025 5:44 pm
Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri
Aktualitet

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

2 Tetor, 2025 4:51 pm
Para
E vetmja lahutare që merr pjesë në festivale, historia e Lumturijes

E vetmja lahutare që merr pjesë në festivale, historia e Lumturijes

Testamenti i prindërve, Sadetja për vëllain: Mafiozi që ka katër vila edhe do hala

Testamenti i prindërve, Sadetja për vëllain: Mafiozi që ka katër vila edhe do hala

Berlusconi: Nuk do ta takoja Zelenskyn nëse do isha kryeministër, e gjykoj negativisht sjelljen e tij  

Përmirësohet gjendja e Silvio Berlusconit del nga terapia intensive
















TE FUNDIT

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së madhe mediatike që mori batuta e tij për Presidentin e SHBA, Donald...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
2 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se forca më e madhe opozitare në vend kërkon bashkëpunimin e çdo partie për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
2 Tetor, 2025

Adritatik Lapaj drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhem deklaron se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë...

Lexo më shumë

Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës
2 Tetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se mbështet partneritetin me partitë e tjera për zgjedhjet e bashkisë së Tiranës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com