Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për mandatin e kryetares së këtij institucioni Holta Zaçajt.
Sipas njoftimit të Gjykatës shtyrja është bërë pasi Zaçaj ka kërkuar të njihej me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe t’i jepej kohë e mjaftueshme për të paraqitur opinionin e saj në lidhje me qëndrimin e mbajtur nga Kryetari i Gjykatës së Lartë sa i përket parimeve kushtetuese dhe mënyrës së interpretimit të dispozitave kushtetuese të zbatueshme në këtë rast.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 23 Dhjetor në orën 13:00.