Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e ka quajtur “tentativë për të përmbyllur një proces politik” shqyrtimin në KQZ të mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Në mbledhjen e KQZ, ku po diskutohet për mandatin e Belerit, ai iu drejtua KQZ-së duke thënë se duhet të tregojë integritet dhe të japë vendimin e duhur.
“Sot këtij procesi të rrëmbimit të bashkisë së Himarës, autori i saj Edi Rama kërkon t’i vërë vulën e KQZ. Ju lutem ruani integritetin, imazhin dhe nderin e këtij institucioni që është garanti i votës së lirë që përbën themelin e sistemit tonë demokratik. Nëse edhe ju do të bëheni palë për humbjen e gjurmëve të këtij procesi të shëmtuar për jetën tonë politike dhe institucionale, do të jetë thjesht hallka e përdorur institcuonale e radhës sepse e vërteta s’ka asnjë gjasë që të mos zbardhet. Si në vendin tonë ashtu edhe më gjerë. Mos i jepni mundësinë Belerit në sallën e parlamentit evropian që të përmendë gjëra negative për sa i përket KQZ.