Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se deri tani 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik dhe studentë të Mjekësisë i janë bashkuar thirrjes për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.
Ajo ka falenderuar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm për të kontribuuar. Manastirliu deklaroi se mjekur reanimator, Krenar Lila është caktuar përgjegjës së shërbimit të anestezi reanimacionit në tëgjithë strukturat spitalore shëndetësore të cilat do të trajtojnë të sëmurët me infeksionin COVID-19. Ndërsa Profesor Arben Gjata është caktuar përgjegjës për menaxhimin e burimeve njerëzore në shkallë vendi, atyre ekzistues dhe vullnetarëve.
Ajo i bëri sërish thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me stafet mjeksore dhe gjithashtu që të mos dalin nga shtëpitë dhe mos lëvizin në rrugë nëse nuk e kanë të nevojshme. / Opinion.al
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2930013557225146/