Detaje të tjera janë bërë publike në lidhje me vrasjen e 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati, në Selanik të Greqisë. Autor i kësaj ngjarje dyshohet se është partneri i saj, një 39-vjeçar grek me emrin Akis dhe një shoku i tij, një 34-vjeçar.
Siç shkruan Protothema ka qenë ky i fundit që ka rrëfyer gjithçka pasi ka vënë re se po i shtrëngohej laku në fyt teksa policia po shkonte drejt zbardhjes së ngjarjes. Ai ka treguar për autoritetet çfarë ndodhi para dhe pas vrasjes brutale të gruas, e cila ndër të tjera ishte edhe shtatzënë.
Mediat greke shkruajnë se partneri i saj, në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit, pasi kanë fshehur trupin e viktimës, ka marrë celularin e partneres dhe i ka dërguar një mesazh nënës së saj.
Ai shkruante në emrin e Gjeorgjias se ajo kishte një punë pezull dhe i duhej të shkonte diku, duke shtuar se Akis (ai vetë) e dinte këtë gjë.
“Mami mirëmëngjes. Nuk do të vij dot këtë mëngjes pasi kam një gjë pezull dhe do të shkoj ta zgjidh. Nuk i kam thënë gjë Akis-it, ai e di që do të vij në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”, i shkruante ai nga celulari i Gjeorgjisë.